E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia kerkon te administroje Ujesjellesin

Kryebashkiaku Edi Rama, ka inspektuar punimet per ndertimin e kanalit ne rrugen "Hazbi Serrani" ne Tirane, i cili prej kohesh ishte bere problematik, per banoret e zones, duke paraqitur rrezikshmeri per permbytje dhe ndotje te ambientit. Tashme punimet jane ne fazen e fundit te tyre, duke perfshire ne te dhe kanalizimin e te gjitha ujerave qe rrjedhin ne shtratin e hapur ne kete zone, duke i futur ne tubacion te mbyllur. Kryetari i bashkise Edi Rama, kerkoi nderkohe nga banoret e Tiranes, qe nepermjet protestave te kerkojne kalimin e ndermarrjes se Ujesjelles-Kanalizimeve nen kompetencat e bashkise se Tiranes. "Sot ne jemi ne proces perfundimi te ketij kanalizimi, i cili zgjidh problemin e nje lagjeje te tere, por nderkohe per sa i takon ujit te pijshem, kjo eshte nje tjeter arsye pse te gjithe banoret e Tiranes duhet te protestojne dhe te kerkojne qe me ne fund uji i pijshem t'i kaloje bashkise", deklaroi Edi Rama, kryetar i bashkise se Tiranes. Kanali qe po rikonstruktohet eshte 690 metra lineare dhe projekti, kap vleren e 48 milione lekeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›