“Vdekja e balerinit ishte vetëvrasje”
Vdekja në rrethana misterioze e balerinit 14-vjeçar nga Tirana, E. Kërlleshi, konsiderohet vetëvrasje nga policia dhe Prokuroria.
Trazhgim Sokolaj
Përkundër deklarimeve të bashkëmoshatarëve të adoleshentit se viktima ka pasur shenja dhune në krahë, dhe se në çastet e fundit të jetës kishte tentuar me të dy duart të lironte mjetin që e shtrëngonte në qafë, hetuesit, mjekët ligjorë dhe organi i akuzës e konsiderojnë ngjarjen si vetëvrasje. Sipas burimeve hetimore mësohet se disa shenja gishtash të fiksuara në bodrumin ku u gjet i vdekur adoleshenti, janë dërguar për ekspertim me qëllim verifikimin, nëse aty kanë vepruar persona të tjerë apo jo. Këto gjurmë mësohet se do të krahasohen me shenjat e gishtave të vetë viktimës, për të bërë krahasimin dhe më pas për të arritur në konkluzionin nëse ato i përkasin atij apo personave të tjerë. Një tjetër element që ka ndikuar së tepërmi në klasifikimin e ngjarjes si vetëvrasje, kanë qenë paratë që janë gjetur në xhepat e rrobave të 14-vjeçarit. Gjetja e parave dhe bllokimi i tyre në cilësinë e provës materiale, sipas hetuesve, përjashton mundësinë që adoleshenti të jetë lidhur me litar në bodrumin e pallatit pranë stacionit të trenit me qëllime grabitje. Nga ana tjetër, banorë të zonës dhe dëshmitarë të ngjarjes kanë rrëfyer për hetuesit, se nuk kishin dëgjuar zhurmë apo britma në bodrumin e pallatit në kohën kur besohet se ka ndodhur vetëvarja e E. Kërlleshit, adoleshentit të pasionuar pas baletit, i cili ndiqte kurse private prej disa muajve për t’u trajnuar në këtë drejtim.
Vdekja misterioze
Mbrëmjen e të hënës, më 4 gusht 2008, policia u lajmërua për një person, i cili u gjet i vdekur në bodrumin e një pallati te stacioni i trenit në Tiranë. Identifikimi i tij u bë përmes një telefonate me të afërmit, që kishin bërë disa thirrje në celularin e adoleshentit, të cilat ishin regjistruar pa marrë asnjë përgjigje prej tij, ndërkohë që celulari ashtu si dhe paratë nuk ishte prekur. Për herë të fundit adoleshenti ndodhej në orët e pasdites në zonën e Brrylit në Tiranë dhe pasi kishte marrë disa para të shkoqura në bilardon ku punonte, ishte nisur në drejtim të 9-katësheve për t’i dorëzuar ato në dyqanin e babait të tij. Pikërisht kjo pjesë e ngjarjes konsiderohet si e dyshimtë nga policia dhe familjarët, sipas të cilëve adoleshenti nuk kishte asnjë shkak të arsyeshëm apo të paramenduar për të shkuar vetë në drejtim të stacionit të trenit, ku edhe u gjet pa jetë disa orë më pas në bodrumin e një pallati. Pavarësisht mënyrës si ka rrjedhur ngjarja në këtë kohë, policia tha se deri më tani nuk ka asnjë provë që të ekspozojë persona të tjerë në kryerje të veprimeve të dhunshme apo shtyrje në vetëvrasje ndaj adoleshentit. Gjatë ditës së djeshme janë marrë në pyetje familjarët, të afërmit dhe disa bashkëmoshatarë të viktimës së bashku me personat e parë që zbuluan praninë e tij pa jetë në bodrumin e pallatit. Të afërmit dhe shokët janë shprehur të habitur me vetëvrasjen e adoleshentit, duke thënë se ai nuk kishte paralajmëruar një gjë të tillë me asnjë veprim të tij, ndërsa dëshmitarët që gjetën 14-vjeçarin pa jetë e më pas lajmëruan policinë, kanë pohuar se në vendin e ngjarjes nuk kanë vënë re persona të tjerë. Sipas Mjekësisë Ligjore në Tiranë, është saktësuar se në trupin e 14-vjeçarit nuk ka pasur shenja dhune, çka mund të justifikonte dyshimet se në këtë ngjarje mund të jenë implikuar edhe persona të tjerë. Dosja penale ende nuk është mbyllur, pasi Prokuroria po pret informacione dhe prova të tjera për të arritur në një përfundim.
“Balerini nuk kishte konflikte”
TIRANE – Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen e vdekjes së 14-vjeçarit, ka marrë në pyetje disa familjarë të viktimës së bashku me disa shokë të tij. Të gjithë dëshmitarët janë shprehur se ditët e fundit adoleshenti ka qenë në gjendje të mirë emocionale dhe nuk ka pasur ndonjë mosmarrëveshje në familje dhe as në shoqëri. Megjithatë hetuesit janë duke verifikuar ndonjë keqkuptim mes 14-vjeçarit dhe një vajze, me të cilën nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë shoqëruar prej disa muajve. Ky, sipas hetuesve, është deri më tani shkaku kryesor që mund ta ketë shtyrë adoleshentin drejt veprimit ekstrem që i mori jetën vetëm pak kohë pasi kishte filluar një punë verore dhe, pasi ishte regjistruar të frekuentonte një kurs privat, ku merrte mësime dansi dhe disiplinash të tjera artistike, për t’u bërë në të ardhmen balerin. Policia nuk ka gjetur asnjë letër apo paralajmërim që hedh dritë mbi një paramendim apo planifikim të vetëvrasjes nga adoleshenti.