E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memorandum bashkëpunimi mes Kosovës e Kroacisë

Aleanca Kosovare e Biznesit dhe Dhoma Ekonomike e Kroacisë kanë nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit, që synon forcimin raporteve ekonomike, kulturore dhe arsimore.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, theksoi se marrëveshja do të ndihmojë dhe studentët kosovarë.

"Ky memorandum i nënshkruar sot i ndihmon dhe studentëve të Republikës së Kosovës, që të vijnë e të bëjnë praktikat në kompanitë e Kroacisë. Kjo do të jetë ndihmë e madhe për të marrë përvoja, të cilat studentët kosovarë mund t`i marrin vetëm këtu", tha Shihini.

Delegacioni kosovar u takua dhe me ish presidentin Stipe Mesiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›