E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi:Bisedimet i kontribuojnë stabilitetit rajonal

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka deklaruar se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do t`i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon.

Duke u shprehur rreth bisedimeve, Kuçi nuk ka dhënë ndonjë qëndrim të qartë në lidhje me mbarëvajtjen e këtyre bisedimeve, ndërkaq sipas tij temat të cilat deri tani janë diskutuar janë të karakterit ndërshtetëror, të cilat do ndihmojnë bashkëpunimin rajonal dhe procesit të integrimeve evropiane.

Zëvendëskryeministri ka shprehur bindjen e tij se këto bisedime do të përfundojnë me ndonjë marrëveshje paqësore, apo me një traktat të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe me ndonjë konsolidim të përhershëm të paqes.

“Ajo çka mund të themi tani, është se nuk mund të jemi të entuziazmuar nga ajo që mund të ndodh ndonjë revolucion në kuptimin pozitiv shumë shpejtë, por Kosova do t`i kryejë obligimet e veta dhe të jetë partner serioz i bashkësisë ndërkombëtar dhe në këtë rast ne bisedimet i bëjmë për hir të raporteve tona me BE-në dhe me SHBA-të, prezenca e tyre është e domosdoshme, por edhe për hir të stabilitetit dhe paqes afatgjate në rajon, por gjithmonë duke e ruajtur karakterin tonë në saje të identitetit shtetëror dhe atij kombëtarë”, ka theksuar Kuçi.

Sipas tij, çështja e personave të pagjetur do të jetë temë e rëndësisë së veçantë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›