E Diel, 1 Nëntor 2026

Memorandum bashkepunimi per sigurine ne aeroporte

Policitë e Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjës, Shqipërisë dhe Maqedonisë firmosën në Beograd memorandumin e bashkëpunimit për sigurinë në aeroporte.

Dokumenti parashikon një shkëmbim më të mirë të informacioneve mes policive aeroportuale, për të parandaluar çdo aktivitet kriminal.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç tha se qëllimi i kësaj iniciative është t’i bëjë kufijtë më të hapur për njerëzit, mallrat por për t’i mbyllur portën çdo trafiku të paligjshem të qenieve njerëzore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›