E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria strehë e ministrave të pandehur

Në një prononcim për shtyp, kreu i selisë rozë, Edi Rama ka akuzuar qeverinë për mbrojtjen që u bën ministrave të pandehur. Ai tha se në Shqipëri cënohet e drejta e qytetarëve, veçanërisht vajzave dhe grave. 

TIRANE - Kreu i selisë rozë, Edi Rama ka akuzuar sot qeverinë se po bëhet strehë e ministrave të pandehur. Në një prononcim për shtyp, Rama tha se: “Shqipëria mbetet një vend ku cenohet e drejta e qytetarëve të thjeshtë dhe ku qeveritarët përfitojnë padrejtësisht në kurriz të popullit.
Ndërkohë Rama vuri në dukje edhe shkeljen e të drejtat e grave e vajzave. Sipas tij trafiku dhe shfrytëzimi i tyre mbetet e madh, sidomos për vajzat nën 18 vjeç, të cilat janë bërë burim fitimi për mafiozët.

“E drejta e punës së ndershme shkelet përdit për qindra mijëra qytetarë të cilëve nuk u hapet asnjë perspektivë tjetër dhe që vazhdojnë të mbahen nga nga dërgesat e emigrantëve”- tha Rama. Sipas tij puna në të zezë skllavëron jo vetëm të rritur por edhe të mitur, të cilët arrijnë të çmontojnë edhe bomba.

“Shqipëria mbetet një vend ku e drejta shkelet me bekimin e qeverisë nga sekserë si serbi Damier Fazllic, që në tre vjet është bërë jo vetëm pasunar por edhe pronar i madh në Shqipërinë tonë”- vazhdoi Rama.

“Mbetet një vend ku e drejta e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme mbetet në një pikëpyetje të madhe”.

(Orjeta Zhupa/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›