E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, metalurgët kërcënojnë me grevë urie

110 metalurgët kanë dërguar një peticion drejtuar kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të ekonomisë e energjetikës Genc Ruli ku deklarojnë kërkesat e tyre, të cilat nëse nuk plotësohen para datës 16 dhjetor ata do të futen në grevë urie. 

TIRANE- 110 metalurgët e uzinës së ferrokromit në Burrel kanë deklaruar sot se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen ata do të hidhen në grevë urie. Po sot 110 metalurgët kanë dërguar një peticion drejtuar kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të ekonomisë e energjetikës Genc Ruli ku deklarojnë kërkesat e tyre, të cilat nëse nuk plotësohen para datës 16 dhjetor kur është dhe dita e marrjes së rrogave të tyre ata përveç protestave që do të zhvillojnë në zyrat e ACR firmës ruso austriake që posedon uzinën e Ferrokromit në Burrel, më pas do të futen në grevë urie. Dy janë kërkesat kryesore të 110 metalurgëve të uzinës së Ferrokromit në qytetin e Burrelit. Ata kërkojnë rifillimin e punës pas disa muaj ndërprerje nga firma italiane që e kishte marrë në administrim uzinën e nënkontraktuar nga ruso-austriakja ACR, si dhe kërkojnë tu jepen rrogat e 3 muajve, një mungesë kjo që ka futur në vështirësi jetesën e familjeve të metalurgëve.

(O.Zh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›