Memorandumi i PS-së dërguar Presidentit Topi këmbëngul për hapjen e kutive të 28 qershorit
PS: Të gatshëm për zgjidhjen e krizës, e cila i ka rrënjët në deformimin e votës së popullit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dje, pak minuta para se të ulej në tryezën e dialogut me kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Sali Berisha, i ka paraqitur Presidentit të Republikës, Bamir Topi, memorandumin për zgjidhjen e krizës politike. Në tekst vërehet qartë kërkesa për hapjen e kutive, me qëllim hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit. Në memorandum, Partia Socialiste dëshmon vullnetin për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike, që siç theksohet në tekst, i ka rrënjët në deformimin e votës së popullit. Duke iu referuar kërkesës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për hetim të zgjedhjeve dhe kthimin e opozitës në Parlament.
Sipas memorandumit, PS-ja vlerëson përpjekjen serioze të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për të mos u mjaftuar me konstatime dhe rekomandime në adresë të palëve, por për të përfshirë përmes një adresimi të qartë Presidentin e Republikës në rolin e garantit të një tryeze dialogu mes palëve. PS-ja në memorandum thekson se nuk është bojkoti që ka shkaktuar krizën, por është kriza që ka shkaktuar bojkotin. Memorandumi u adresohet kryeministrit Sali Berisha dhe ambasadorëve të huaj në Tiranë, si ai i Këshillit të Europës, Helmut Lohan, i SHBA-ve, John Withers dhe ambasadorit të Spanjës, vend që kryeson këtë vit BE-në, Manuel Montobio.
Argumente
Në memorandum PS-ja argumenton se rrënjët e kësaj krize nuk qëndrojnë te mospjesëmarrja e opozitës në Kuvend, por te deformimi i vullnetit të zgjedhjeve dhe shkelja e garancive ligjore gjatë procesit zgjedhor. Siç shprehet PS-ja, marrja parasysh e kërkesave të saj nuk do të sillte bojkotin e Parlamentit, por me siguri do të kishte forcuar besimin te ligji dhe institucionet, duke lehtësuar krizën e rëndë të shtetit të së drejtës. “Në të gjithë këtë proces ne kemi qenë qysh në krye të herës të gatshëm për dialog dhe për një zgjidhje që vjen nga rruga e bisedimit dhe e mirëkuptimit. Ky mirëkuptim mund të gjendet duke pranuar bashkërisht që hetimi i zgjedhjeve të shkuara është një parakusht për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve në të ardhmen dhe për të bërë më në fund që edhe Shqipëria të votojë e të zgjedhë normalisht si kudo në rajon dhe në Europë”, - shprehet PS-ja në memorandum. Sipas saj, përmes këtij procesi transparence pa kushte, shqiptarët do të fitojnë përfundimisht. Siç ka deklaruar çdo ditë, PS-ja sqaron se ky proces nuk ka për qëllim të ndryshojë rezultatin në tavolinë, por procesi është një e drejtë që nuk mund të mohohet as me justifikimin e paqenë se nuk e lejon Kushtetuta dhe as me alibinë e paqëndrueshme se bie ndesh me vendimet e gjykatave. “Duhet të marrë fund praktika zgjedhore e papranueshme për shumë njerëz që ende sot në Shqipëri tjetër dëshirojnë të zgjedhin, tjetër votojnë për shkak të trysnisë të shtetit të bërë njësh me pushtetin, tjetër numërojnë për shkak të korrupsionit elektoral”, - thekson PS-ja në memorandum. PS-ja nënvizon faktin se Shqipëria ndodhet përballë sfidave të mëdha të procesit të liberalizimit të vizave dhe kandidaturës në BE, procese që, sipas saj, kërkojnë reforma të mëdha e të shpejta, të cilat sot mund të kryhen vetëm përmes vullnetit të dyanshëm për të garantuar zgjedhjet e ardhshme, duke bërë transparencën e zgjedhjeve të shkuara.
Kërkesat
PS-ja, në memorandumin e paraqitur te presidenti Topi kërkon fillimisht që qeveria të manifestojë pa humbur kohë gatishmërinë e saj publike për të garantuar një hetim parlamentar të plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 dhe nga ana tjetër opozita parlamentare duhet të reagojë menjëherë më pas me deklarimin publik të përfundimit të bojkotit dhe kthimin e saj në Kuvend. Sipas PS-së, qeveria duhet të shprehë vullnetin e qartë për të garantuar të drejtën kushtetuese të hetimit të procesit zgjedhor dhe për të pranuar disa masa paraprake të domosdoshme lidhur me të drejtat kushtetuese të barazisë përpara ligjit, të kontrollit të legjislativit ndaj Ekzekutivit, të informimit publik e konkurrencës mediatike. PS-ja sqaron se komisioni hetimor i kërkuar prej saj nuk synon ndryshimin, rishikimin apo modifikimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Sipas PS-së, përcaktimi i objektit të hetimit është një e drejtë që disponohet nga pakica parlamentare. Siç theksohet në memorandumin e PS-së, kufizimi i objektit të hetimit deri në atë masë sa të bëjë të pamundur kryerjen e veprimtarisë hetimore të komisionit është ndaluar në mënyrë absolute nga Kushtetuta dhe praktika e Gjykatës Kushtetuese, duke i imponuar shumicës parlamentare detyrimin kushtetues për të mos disponuar me vendim pa pëlqimin e shprehur të pakicës. Sipas PS-së, përmbajtja e objektit të hetimit parlamentar ka lidhje me çështje të tilla si mungesa e zbatimit të ligjit në lidhje me procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave, procesin e parregullt të votimit në qendrat e votimit, mangësitë e konstatuara në përdorimin e teknologjisë mbështetëse të monitorimit në procesin e numërimit të votave, përdorimin e aseteve publike dhe administratës shtetërore në favor të një subjekti zgjedhor, presionin për largim, transferim apo ulje në detyrë të punonjësve në administratën publike, lejet e përkohshme gjatë fushatës elektorale për personat e dënuar për vepra penale.
15 Shkurt 2010