PE, Angelilli: Partia Socialiste të kthehet në Kuvend, të bashkëpunojë me qeverinë
Zv/presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Angelilli nëpërmjet një deklarate ka bërë dje thirrje për kthimin e opozitës në Kuvend dhe të fillojë të bashkëpunojë me qeverinë. “Parlamenti Europian në dokumentin e miratuar në nëntor të vitit 2009 e pranoi progresin e bërë nga Shqipëria dhe përmirësimet e kryera në kuadrin ligjor dhe administratuv të procesit zgjedhor, siç theksohet në zgjedhjet e fundit kombëtare”, - thuhet në deklaratë. Sipas saj, dhoma e Asamblesë e Asamblesë në Strasburg i bëri thirrje opozitës t’i japë fund bojkotit të Parlamentit, duke kërkuar që ajo të marrë përsipër detyrimin që të përfaqësojë zgjedhësit e saj në Parlament. Angelilli duke folur për krizën politike në Shqipëri shtoi se bashkohet me deklaratat e bëra nga Joseph Daul, kryetar i Partisë Popullore Europiane, i cili kujtoi se si roli i tij ishte thelbësor në monitorimin nga vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të fundit të qershorit, një vëzhgim,i cili tregoi se nuk pati parregullsi në votim dhe numërim. “Shpresa ime është ajo e kthimit të opozitës në Kuvend, për të punuar me qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike nga qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të sigurohet reforma e nevojshme për marrjen e statusit të Shqipërisë, kandidat tjetër për anëtarësimin në BE”, - është shprehur në deklaratë, Angelilli.
15 Shkurt 2010