E Diel, 1 Nëntor 2026

“Demokracia lokale, një mundësi epokale për Shqipërinë”

06-05-2012 / Gazeta 55

Presidenca e KiE - flet zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni

Ministria e Brendshme ka nisur përgatitjet për presidencën shqiptare të Këshillit të Europës. Zëvendësministri Ferdinand Poni, tha dje se kjo është një mundësi epokale për vendin, pasi vendi mund të kryesojë presidencën, pas disa dekadash. “Ministria e Brendshme në këtë rast është jashtëzakonisht e interesuar që të ketë suksesin maksimal, ajo që quhet presidenca e Shqipërisë në Këshillin e Europës, ku demokracia lokale është një nga shtyllat kryesore të KiE dhe si e tillë, e kthen ministrinë në një qendër epokale, në një nga shtyllat e rëndësishme të presidencës shqiptare”, shprehet Poni.
Ai thotë se Shqipëria ka arritje të rëndësishme veçanërisht në qeverisjen lokale. “Presidenca tjetër do të jetë për jo më pak se 23 vite e gjysmë, është gjysmë shekullore, është epokale për Shqipërinë dhe kjo koincidencë që vjen me një jubile kaq të rëndësishëm është akoma dhe më shumë epokale”, shprehet zëvendësministri Poni.
Për 6 muaj vendi ynë do të drejtojë presidencën e Këshillit të Evropës, ku qeverisja vendore do të jenë në qendër të aktiviteteve që do të organizohen në Tiranë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›