E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memushi: Reforma në arsim po zhvleftëson diplomat

>Pas protestave të shumta që kanë vazhduar nga studentët e Gazetarisë për sa i takon çështjes së diplomave, u mblodh dje komisioni i medias për shqyrtimin e çështjes dhe gjetjes së  një rrugëzgjidhjeje të mesme dhe optimale. Gjatë diskutimeve që u mbajtën, Komisioni pohoi se, ka një kontradiktë midis diplomës para tre vjetësh kur studentet janë futur ne arsimin e larte dhe diplomës që ata marrin sot kur janë pranuar dhe kanë konkurruar për në shkollë të lartë atyre u është shpallur dega gazetari,fizikë, inxhinieri etj për këtë kanë konkurruar dhe mendonin se ditën që do te diplomoheshin do të merrnin diplomën me ketë titull. Për këtë arsye komisioni u shpreh se ky problem është një problem i hapur që para tre vjetësh që kur ata janë pranuar dhe nuk ju është thënë se ju do të bëheni të shkencave të fizikës ose do të quheni specialistë në fushën e gazetarisë por ata kanë konkurruar për profile të njohura të shprehura shkurt. Ndërkohë ish-ministri i Arsimit Luan Memushi u shpreh se, Absolutisht sipas ligjit ministria do ta shënojë se sbën diplomë e nivelit të parë këtë duhet ta pranojnë të gjithë qytetarët ,e pranon dhe senati e pranon dhe rektori, por e përcakton se cili është profesioni për të cilin mbarojnë. Ndërsa pas shumë reagimeve të studentëve dhe opinioneve të tyre, shprehur  për sa i takon materialeve të diplomave lidhur me kapakun dhe formatin e diplomës, komisioni ka reaguar se, përvojat evropiane e me gjerë janë të larmishme ne ketë drejtim por nuk do të thotë që një diplomë me kapak të trashë të ketë vlerë më të madhe dhe të quhet diplomë , se një diplomë me format si kjo jo me karton të quhet një diplomë pa vlerë dhe jo e standardeve . Shumica e universiteteve evropiane e ka në një format më të madhe se A4 por me shumë elementë sigurie. Gjithashtu u hodh dhe ideja që të propozohej një model diplome me elementët universal që duhet të ketë çdo universitet ,stemën e republikës ,ministrinë, pra me elementët e sigurisë. Madje kjo procedurë vijuan komisionerët duhet të ishte bërë sa më parë në mënyrë që të ishin kapërcyer disa nga elementët konfliktual midis formatit të diplomës të propozuar nga universitetet dhe formatit te diplomës të miratuar nga ministria megjithatë shtuan ata, asnjëherë nuk është vonë pasi kjo mund të riparohet. Memushi u shpreh se, unë ndjej se me dhënien e këtyre diplomave dhe me tre vite studimi dhe me presionin e aspektit ekonomik ,financiar që po bëhet në shkollat private dhe ato publike të larta po zhvleftësohet thelbi i reformës dhe po quhen diplomat tre vjeçare gati si të pavlefshme. Kjo është e padrejtë dhe duhet te jete alarmante per ne ashtu siç është dhe për te gjithë Europianët. Ai shtoi se, një ndër arsyet themelore që u ndërmor nisma e procesit te Bolonjës dhe që u pranua nga vendet evropiane ishte shkurtimi i shpenzimeve për arsimim në këtë nivel të arsimit të larte që do të thotë: ne vend që të shpenzonte çdo shtet evropian dhe çdo qytetar i Evropës për 4 vite studimi do të shpenzoje për 3 dhe do të marrë një diplomë ekuivalente me atë që merrej me 4 vite studimi një studente që mbaron biologjinë 3 vjeçare do të jetë aq biolog, po aq sa ai që mbaronte studimet 4 vjeçare. Dikur me një ndryshim sepse ai bënte dhe disa elementë psikologjie dhe pedagogjie metodike dhe futej direkt mësues i biologjisë, ndërsa tani del biolog . Pra duke arritur shumë, gati ne kuota të barabarta pranimi në nivelin tre vjeçar dhe pranimet në nivelin master, ne po e shtrenjtojmë arsimin e larte me atë tre vjet më parë. Unë mendoj vijoi Memushi që ministria ka rol dhe duhet të bëjmë kujdes, për të frenuar këtë presion jo të bazuar në politikat e strategjitë që ka dhe qeveria aktuale që ka dhe principet e Bolonjës por një presion që behet dhe nga arsimi i larte në veçanti i cili kërkon hapësira tregu per të paguar diplomën . Gjithashtu  në formatin e miratuar nga ministria ka vend për rishikim pohuan ata, dhe propozuan një mirëkuptim sepse jemi përballë një opinioni masiv, të gjithë studentëve të diplomuar dhe një qëndrim pothuajse unanim i senateve të universiteteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›