Bumçi:Ligji i dosjeve vendos standarde
>Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së Ado Bumçi duke shprehur qëndrimin e mazhorancës për ligjin e dosjeve është shprehur se ai vendos standarde shumë të rëndësishme për vendin. "Ligji për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë vendos standarde, që përbëjnë një pikë referimi për të frymëzuar shoqërinë postkomuniste shqiptare", tha ai. Duke iu referuar kryesocialistit Rama, zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së tha " Rama dhe PS-ja janë kundër këtij standardi moral që e ndaj Shqipërinë nga e kaluara".
Bumçi deklaroi se i bëhet thirrje Ramës që të shkëputet nga trashëgimia e Partisë së Punës.