Presidenca e BE kundër ligjit të spiunëve
>Reagojnë përfaqësues të rëndësishëm të Bashkimit Europian
Vetëm një ditë nga hyrja në fuqi e ligjit të dosjeve, ndërkombëtarët rizgjohen duke i bërë apel qeverisë rreth parregullsive të këtij ligji. Kjo ka bërë që faktorët politikë ti rikthehen sërish debatit për cilësinë e këtij ligji. Këtë herë, përfaqësuesit europianë janë shprehur shumë të shqetësuar duke e cilësuar një ligj të qartë antikushtetues. Në një deklaratë publike, presidenca e BE e cila kryesohet nga çekët, ka reaguar e shqetësuar për disa aspekte në procedurën dhe përmbajtjen e ligjit. Ajo paralajmëron se do kërkojë takim me qeverinë shqiptare për të bërë të njohur qëndrimin e saj, nga ku lihet e hapur ideja e kthimit mbrapsht të tij. Edhe njëherë, Bashkimi Europian këmbëngul se përsa i përket çështjeve të tjera me rëndësi në Shqipëri, kryesore mbeten dialogu përgjatë gjithë spektrit politik si dhe sistemi gjyqësor. Shqetësimet e vazhdueshme tonat na detyrojnë që të kërkojmë edhe takim me qeverinë për ta bërë të qartë pozicionin e saj lidhur me këtë, janë shprehur zyrtarët ndërkombëtarë. Ndër të tjera ata kanë shprehur shqetësimin e tyre sidomos në lidhje me sistemin gjyqësor i cili sipas tyre duhet të jetë mirëfunksionues dhe politikisht i pavarur. Duke shprehur rezervat e tyre për klimën e bashkëpunimit politik mes opozitës dhe mazhorancës në pushtet, ata kujtuan edhe njëherë se ligji i ri "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve", duke qenë një ligj i miratuar pa konsensusin e gjerë politik, paraqet shqetësime për situatën në vazhdim. Duke parë edhe divergjencat politike në këtë mes, ato gjetën momentin të theksojnë se shqetësimi i tyre me i madh është pavarësia e gjyqësorit. Jo pa qëllim e vënë theksin në këtë pikë, pasi me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ata që do të preken të parët janë gjyqtarët dhe prokurorët. Në këtë mënyrë, në prag të ngjarjeve të rëndësishme politike si dhe në raport me integrimin e vendit, të gjitha këto përqasje do të ishin vetëm hapa mbrapa. I shpejtë ka qenë edhe reagimi i ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch, i cili i është bashkuar shqetësimit të Bashkimit Evropian për ligjin e dosjeve, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të reflektojë mbi çështjet e ngritura nga Bashkimi Evropian. Ai ka thënë se qeveria shqiptare duhet të reflektojë seriozisht mbi komentet e bëra në deklaratën e Bashkimit Evropian, ndonëse nuk është asnjëherë kundër një ligji të tillë për partrimin e figurave, por kërkon që gjithçka të jetë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe në respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare. Në fakt, historia e këtij ligji shënon rekordin e kontestimeve si nga ndërkombëtarët edhe nga opozita. Më 23 dhjetor sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, Terri Dejvis e pak minuta pas tij edhe ambasadori Amerikan në Tiranë John Uithers, shprehen shqetësimin për këtë ligj, duke deklaruar se ligji është shumë i ashpër dhe jo demokratik. Disa herë ata bënë thirrje për dialog lidhur me draftin, i cili mori votat e deputetëve të maxhorancës në seancën e Kuvendit të 22 dhjetorit për të hyrë në fuqi ditën e sotme. Një tjetër zë kundërshtues ka qenë edhe Ëolfgang Stoppel, njohës i mirë i çështjeve të së drejtës në Shqipëri, i cili ka analizuar efektet e ligjit për pastërtinë e figurave të funksionarëve të lartë në ballafaqimin e shoqërisë shqiptare me të shkuarën diktatoriale. Gjithashtu ky ligj përjashton edhe ish-funksionarët dhe njerëzit e medias të RTSH-së, ATSH si dhe drejtues e redaktorë. Gjithashtu përjashtohen nga ky ligj edhe disa anëtarë të Partisë Socialistë nga ku del qartë se kemi të bëjmë me një ligj të ideuar nga një pazar mes dy forcave të mëdha politike. Ndërsa ata që preken drejtpërdrejt janë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë në dorë disa nga skandalet më të bujshme të qeverisë aktuale Berisha. Prandaj, shqetësimi i ndërkombëtarëve lidhet në radhë të parë me mënyrën selektive të këtij ligji i cili në përmbajtjen e tij lë shumë hapësirë për diskutim.