Menaxheri: Cana s‘ka arsye të ikë
Menaxheri i Lorik Canës ka bërë të ditur se mesfushori shqiptar nuk ka asnjë arsye për t‘u larguar nga Olimpiku i Marsejës. Pas publikimit të lajmit se Reali i Madridit ishte i interesuar për shërbimet e kuqeziut, në radhët e klubit francez kanë filluar të shqetësohen për largimin e kapitenit. "Nuk ka asgjë për të diskutuar. Gjithçka që u tha rreth Lorikut është ekzagjeruar disi. Ai ndihet shumë mirë tek Olimpiku i Marsejës, është lojtar i këtij klubi dhe nuk ka arsye përse të largohet", pohoi menaxheri i kuqeziut. Largimi i Canës duket i vështirë, edhe sepse drejtuesit e klubit e cilësojnë si një prej lojtarëve më të rëndësishëm, rreth të cilëve do të ndërtohen bazat e të ardhmes së skuadrës.