E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të aplikosh për në BE, kur Ballkani perëndimor është akoma një vrimë e zezë

Nga Anastas  PJETRI
Këmbëngulja afektive e Tiranës zyrtare për të aplikuar për në BE dhe përgjigja e urtë dhe diplomatike e Brukselit, se është ende herrët për të folur për aplikim, se duhet akoma një rrugë e gjatë për të trokitur në dyert e Evropës, duket se i ka dhënë një dush të fortë, një mësim të mirë nxitimit të pashembullt dhe vetëkënaqësisë së skajshme të politikës shqiptare. Shpesh harrojmë faktin kokëfortë se gjithçka e mirë  për shqiptaret ka ndodhur atëherë, kur kancelaritë perëndimore japin viston. Kur sinjalet për të bërë diçka të na vijnë vetëm prej tyre. Kështu ka ndodhur. Me popuj e kombe të vegjël kështu është vepruar. Së fundi fare, a nuk u çlirua Kosova dhe u shpall pavarësia e saj pikërisht në momentin që Perëndimi lëshoi sinjale? Dhjetë vjetori i bombardimeve mbi Serbinë është mjaft domethënës. E tillë ishte stina politike. Mirëpo tani jemi në një stinë tjetër. Jemi në stinën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe të stabilitetit politik e rajonal midis vendeve. Megjithatë, Ballkani Perëndimor është akoma një vrimë e zezë. Kosova nuk ka zgjidhur ende problemet me Serbinë. Maqedonia është në mosmarrëveshje me Greqinë, për gjoja emrin e saj. Fërkime ka edhe në Mal të Zi. Dhe kurdoherë si gjithmonë, të kudondodhur janë shqiptarët. I vetmi komb në Evropë që jeton në 5 shtete dhe në udhëkryq. Në udhëkryq, por me fatin e madh. Me NATO-n te porta. Me NATO-n në Ballkan dhe jo Ballkanin në NATO.  Ndoshta do ishim më të saktë po të shpreheshim në këtë mënyrë. Po të ishte ndryshe, Lindja e Mesme do na dukej lule. Ngjarjet në Lindjen e mesme do ti perceptonim thjesht  si një turizëm militar. Të aplikosh është gjëja më e mirë, më e rëndësishme më thelbësore. Po kush je ti që nxiton aq shumë? Nxiton shumë, më tepër se çduhet, në prag të zgjedhjeve, me një gur vret dy zogj, edhe në NATO, edhe i aplikuar. Sa të devotshëm për në NATO! NATO pikësëpari është një organizatë politike e më pas ushtarake. NATO nuk është bankë financiare. Pjesa e parë e vitit 2009 është stina e zgjedhjeve në Maqedoni, Malin e zi, dhe Shqipëri. Secili prej vendeve kërkon ti reklamohet Perëndimit për reformat, zgjedhjet, mundësinë për të aplikuar për në BE. Edhe pse në dukje situata është e qetë, konfliktet janë në rend të ditës. Rajoni, të cilin e quajmë Ballkan perëndimor, përsëri ka frikë. Përfaqësuesi i Euleksit në Kosovë thotë se në veriun e Mitrovicës mund të zbatohen ligjet serbe. Prishtina zyrtare kundërpërgjigjet me të gjithë forcën duke e hedhur poshtë. Këtë e pranojnë të gjithë, madje dhe politikanët. Dikur thoshin të kundërtën, e ndërsa sot flasin pa dorashka, që nga serbet e turpëruar nga Nato e deri te Presidenti Cervenkovski. Ky i fundit flet hapur fare, për rrezikun e ndarjes së pjesës perëndimore të Maqedonisë. Serbët flasin për  Mitrovicën veriore. Shqiptarët në territoret e ish-Jugosllavisë, që kërkojnë diskutimin e luginës së Preshevës në Serbi dhe statusin e shqiptarëve në Tuz dhe në gjithë Malin e zi. Pra kërkohen ndarje dhe opsionet e saj nuk janë zhvendosur, nuk janë harruar, nuk i ka zënë pluhuri në sirtaret e tavolinave. Kjo tashmë po thuhet, madje dhe hapur. Politikanet nuk po thonë të kundërtën, siç bëjnë zakonisht në të vërtetë. Ata po e thonë të vërtetën hapur si diçka reale. Po bëjnë thjesht një real-politik. Kush thotë gjithmonë të vërtetën duket se nuk ka gjë tjetër për të thënë. Përvoja e këtij shekulli dhe atij që iku  e ka bërë emergjente zgjidhjen njëherë e mirë, të nyjes ballkanike e quajtur në vite fuçi baruti. Për tu bërë të besueshme të vërtetat, tashmë të dala nga goja e disa prej emrave  të dëgjuar të OKB dhe BE, lipset domosdoshmërisht të përzien me pak gënjeshtër. Kjo sdo të thotë se ata janë të paditur. Por ata kanë frikën e madhe pavarësisht se këtu quhet Evropë. Por dhe Lindja e mesme me Rripin e Gazës nuk janë larg. Kriza e saj ka 50  vjet dhe ende nuk ka sosur sot e kësaj dite. Ne nuk jemi Lindje e Mesme mund të thuhet   me lehtësi në korridoret e politikës gjithëshqiptare, por vazhdojmë të jemi miopë në  raportet me të ardhmen, me atë se çfarë mund të ndodhë pas 10, 20, apo 30 vjetësh. Mos vallë do të na vijë përsëri në ndihme NTO? Ne nuk kemi vënë mend nga pësimet e  viteve, dekadave, shekujve të kaluar dhe as nga aktualiteti i Lindjes së Mesme, me Izraelin dhe çështjen Palestineze. Rasti më i fundit dhe i freskët është mënyra se si fryhet politika shqiptare në Maqedoni, në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe lokale . Dhe jo vetëm këtu. Se si është stakuar roli i Tiranës zyrtare në raportet me gjysmën e kombit përtej kufirit. Slogani Një komb një qëndrim duket se e ka mbaruar misionin e tij. Të çudit fakti që një vend si Maqedonia, emrin e ka grek, gjuhën e ka bullgare, 1/3 e popullsisë e ka shqiptare dhe zihet e grihet dhëmb për dhëmb me Greqinë për çështjen e emrit e nuk lëshon pe. Në Maqedoninë perëndimore shtrihet një territor prej 12000  kilometra katrore, ku popullsia shqiptare kap shifrën diku aty nga 700- 750 mijë banorë. Shifër kjo gati sa 1/3 e gjithë popullsisë së Maqedonisë. Struktura etnike në  Maqedoninë perëndimore ka pësuar ndryshime pas Luftës së 2 botërore ku popullsia shqiptare dhe turke emigroi drejt Turqisë, ndërsa pati ardhje të maqedonasve sllavë nga brigjet e Egjeut dhe viset e tjera të Maqedonisë. Popullsia shqiptare në këtë pjesë të Maqedonisë ku është sot, duke filluar nga viti 1919 e deri 1999, në Dibër të sipërme, Gostivar, Kërçovë, Shkup, Kumanovë, ka ardhur duke u zvogëluar, ku përjashto Shkupin dhe Kumanovën përsëri është shumicë etnike. Habitati shqiptar i ngjan një cirku akullnajor. Partitë politike shqiptare ngjajnë si albanidë politikë, me fjalë ndryshe si struktura të atilla, të rrudhosura, të shkëputura, ku sdihet se për çfarë marrin pjesë në zgjedhje për Presidentin, se çfarë i duhen 3 kandidatë për atë post, më shumë se vetë maqedonasit sllavë dhe se me 200 % nuk zgjedh njeri elementin shqiptar për kryetar shteti. Maqedonia nuk janë SHBA dhe kandidatet shqiptarë nuk janë si Obama. Një harxhim energjish kot së koti. Atëherë për çfarë e bëjnë politikën dhe kujt i intereson ajo. Atyre dhe neve të gjithë së bashku na mungon real politika. Nuk e kemi  ende modelin që duhet të ndjekin. Pyetja është shumë e thjeshte. Me cilin vend në Evropë ngjan konfiguracioni shtetëror maqedonas dhe hajde le ti bëjmë llogaritë.  Bifurkacioni politik i shqiptarëve në Maqedoni i ngjan atij lumi që ndahet në degë të ndryshme e të shumta dhe që përfundojnë në dete të ndryshme. Është luks i tepërt për shqiptarët në përgjithësi dhe atyre të Maqedonisë në veçanti të derivojnë politikën në këtë farë feje. Perse na duhet, që përveç 3 partive ekzistuese të asaj të Thaçit, Ahmetit, Selmanit të krijohet një parti e katërt nga kryetari i komunës Gostivar, ku dhe kaq parti sa janë, janë shumë. Siç janë shumë edhe në Mal të Zi ku në zgjedhjet para disa ditëve morën pjesë 6 subjekte politike. Pavarësisht se u fituan 4 vende në parlament.  Marrim kurorën e deputetit dhe harrojmë hallet e etnitetit. Kurora është kapele që fut shiun brenda- thotë Frederiku i Prusisë. Pluralizëm? Pluralizëm që bie ndesh me etnicitetin. Fitohen vende në parlament dhe harrohet Marrëveshja e Ohrit, harrohet statusi i komunës së Tuzit. Konflikti ndëretnik dhe ndërfetar është mëse pranishëm, sa që të duket nganjëherë si konflikt në miniaturë, të asaj çfarë po ndodh sot në botë, si përleshje në mes qytetërimesh. Një transferim konfliktesh mund të ndodhë. Lindja e mesme, larg qoftë, mund të transferohet në zemër të Ballkanit, pra brenda Evropës. Një Lindje e mesme në lindje të saj. Madje këtë gjë e kanë thënë përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe të Evropës së Bashkuar. Ne këndej kufirit nuk dëgjojmë, kurse serbët, maqedonasit e dëgjojnë e thonë dhe e pranojnë. Ne vazhdojmë të kemi prirjen për të  mos besuar. Por besojmë vetëm atëherë dhe vetëm atëherë, kur na vijnë refugjatët te dera. Një territor disa herë më i madh se ai në Lindjen e mesme dhe ku ndihet çdo ditë  konflikt. Herë digjet një dyqan, herë vihet një bombë, herë shpërthen një makinë. A nuk po ndodh kështu me Mitrovicën veriore? Nxënësit e Strugës zhvillojnë mësimin të ndarë me turne. Kisha maqedonase

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›