E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Topalli,negociatore për krizën

 

Kreu i PDBNJ—së, Vangjel Dule i bëri thirrje dje kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit për të bërë rolin e negociatorit me opozitën për të zgjidhur krizën politike të krijuar. “Këtë gjë e kërkon faktori ndërkombëtar, nëse nuk e merr rolin kreu i maxhorancës, atëherë duhet të ndërhyni ju zonja kryetare, që të zgjidhni situatën politike të krijuar. Maxhoranca duhet të humbë diçka për hir të interesit kombëtar”, tha Dule. Ndërsa kryeparlamentarja Topalli përsëriti thirrjen për hyrjen e deputetëve socialistë në Kuvend, duke theksuar se maxhoranca dhe lidershipi i saj do të kenë gjithë fleksibilitetin për të shfrytëzuar mundësitë që krijon ligji e Kushtetuta në plotësimin e kërkesave të opozitës. “Nuk ka asnjë kryetar partie që del mbi vendimet e gjykatës për një proces zgjedhor. Për çdo gjë tjetër maxhoranca është e gatshme për të qenë fleksibël për kërkesat e opozitës”, theksoi Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›