E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, llogaritja e perfitimeve

01/07/2010 Llogaritja e re për çdo kategori përfituesish, duke përfshirë edhe ish-ushtarakët

Pensionet e ulëta rritje në masën 610 lekë në muaj. Pensionet maksimale 820 lekë

Duke filluar nga dita e sotme rreth 540 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të përfitojnë nga vendimi i djeshëm i qeverisë për rritjen e pagave dhe të pensioneve. Në mbledhjen e radhës, Kryeministri bëri publike rritjen e re të pensioneve, e cila varion nga 6 për qind për pensionet minimale në qytete, 4 për qind për pensionet maksimale po në qytet si dhe 10 për qind për pensionet e fshatit. Ashtu si vitet e tjera edhe këtë herë në rritje janë përfshirë edhe skemat suplementare që janë ish-ushtarakët, policët, minatorët apo edhe skema të tjera. Rritja e re përveç se synon shtimin e të ardhurave të pensionistëve ka si qëllim edhe barazimin e pensioneve të fshatit me ato të qytetit, pikërisht ky është edhe shkaku që kjo kategori përfiton rritjen më të madhe në përqindje. Sipas skemës së re të rritjes, që do parashikohet të aplikohet nga 1 korriku pensioni i plotë minimal i qytetit realisht do të rritet 4 për qind, ose në masën 410 lekë në muaj, por kësaj rritjeje i shtohet edhe një kompensim në masën 200 lekë, çka e çon nivelin e shtesës në masën 610 lekë. Duke përfshirë këtu edhe kompensimet kjo masë pritet të arrijë në nivelin 12840 lekë. Ndërkohë, pensionet maksimale të plota të qytetit do të rriten në masën 4 për qind, çka do të thotë një rritje prej 820 lekësh në muaj dhe si pasojë të ardhurat mujore do të kapin nivelin e 21880 lekësh. Ndërkohë, ashtu siç është vepruar edhe gjatë viteve të kaluara, pritet që kjo rritje të mos cenojë kompensimet e ndryshme që përfitojnë pensionistët. Kështu, të gjithë pensionistët pa përjashtim, përveç rritjes së re të vitit 2010 do të vazhdojnë të përfitojnë edhe kompensimet e përfituara me vendime të veçanta të qeverisë. Sipas kësaj skeme rritjeje, do të procedohet edhe për pensionet e fshatit. Kjo kategori pensionistësh do të përfitojë rritjen më të lartë në masën 10 për qind

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›