Legalizimet, mbyllet procesi për aplikimin e rimbursimit të bonove
30/06/2010 Probleme me zonat kadastrale dhe vijën e verdhë. Janë përgatitur dhe publikuar 1.262 dosje të plotësuara
ELBASAN- Mbyllet procesi i aplikimit për rimbursimin e parave nëpërmjet pagesës me bono privatizimi. Agjencia e Legalizimit në Elbasan bën të ditur se të gjithë qytetarët që kanë bërë fillimisht pagesat do të duhet të dorëzojnë deri në fund të javës kërkesat e tyre për pagesën me bono pranë Agjencisë së Legalizimeve. Sipas specialistëve, mjafton vetëm kjo kërkesë që ky aplikim të futet në proces dhe si rezultat. Drejtues të ALUIZNI-t thonë se janë rreth 18.780 ndërtime informale, ku pjesa dërmuese e 8.800 janë në Bashkinë Elbasan dhe pjesa tjetër për afro 10 mijë janë në 49 njësi vendore të qarkut.
Procesi
Drejtoria rajonale e ALUIZNI-t Elbasan ka në strukturën e saj ekspertët më të mirë të qarkut si inxhinierë ndërtimi, totpgjeodetë, markshedër, topografë e teknikë ndërtimi që me punën e tyre kanë arritur të certifikojnë materiale me vlera pa gabim, e duke bërë që procesi i legalizimit të vihet në baza të drejta ligjore e teknike. ALUIZNI është i vetmi institucion që punën e tij e mbështetet tërësisht në baza dixhitale dhe produkti ka një shkallë të lartë precizioni. Përdorimi i hartave vektoriale të shoqëruar me fotot bën që të eliminohen mbivendosjet e pronave dhe dokumenti i pronësisë të mos kontestohet. Deri tani janë shpërndarë mbi 360 leje legalizimi dhe janë hipotekuar mbi 340, ndërsa 20 të tjera janë në proces regjistrimi. Janë përgatitur dhe janë publikuar 1.262 dosje të plotësuara 100 për qind me të gjitha dokumentacionin tekniko-ligjor dhe pritet vetëm pagesa e qytetarëve dhe procesi finalizohet me certifikimin e lejes. Janë në proces mbylljeje 2.700 dosje të tjera për legalizim. Janë miratuar në Këshillin e Ministrave 6.000 pasuri, të cilat janë në përpunim dhe për t’u bërë gati për pagesa nga ana e qytetarëve. Për të bërë të mundur marrjen e informacionit nga terreni kemi atashuar grupe topografësh e teknikë ndërtimi të cilët kryejnë azhornimin në terren të objekteve pa leje. Matjet për gen-plane e planimetrit e objekteve dhe finalizojnë punën në terren duke e dixhitalizuar procesin me ndihmën e operatorëve të specializuar në fushën teknike, inxhinierike, dixhitale, të cilët janë pjesë e grupeve të terrenit”. Sipas specialistëve të agjencisë, çdo informacion qytetarit i shkon në shtëpi ku përfshihet njoftimi për faturën e shërbimit, fatura e pagesës së taksës së infrastrukturës, fatura e lejes së truallit e të tjera informacione. Qytetari paraqitet pranë zyrës sonë vetëm kur lajmërohet me anë të sistemit postar për të bërë pagesën dhe për të lidhur kontratën e kalimit të pronësisë. Herën e dytë qytetari paraqitet për të marrë lejen e legalizimit dhe procesi quhet i mbyllur. Me këtë rast duhet të vërë në dijeni se objekt i ligjit janë të gjitha objektet që plotësojnë kushtet për legalizimin dhe përjashtohen ato objekte që bien ndesh me ligjin dhe me VKM 438. Krahas procesit të legalizimit një punë shumë e madhe është bërë për kompensimin e ish-pronarëve duke dërguar dhe miratuar në Këshillin e Ministrave mbi 130 pronarë që pronat e tyre i kanë të regjistruara në ZVRPP. Ndërsa pronarët posedues që pronat e tyre i kanë të paregjistruara nuk trajtohen nga ky ligj, po me ligje të tjera si i ai i Kthimit e Kompensimit të Pronave.
Ndërkohë një prej problematikave që lind në ALUIZMI-n e Elbasanit është ai zonave kadastrale të pafutura në sistemin e regjistrimit. Vetëm në Bashkinë Elbasan, nga 7 zona kadastrale, 5 nuk janë futur në procesin e regjistrimit dhe kjo bën që pavarësisht gatishmërisë së ZVRPP për të na dhënë informacion, ky nuk është në nivelin e kërkuar. Tokat e ndara me ligjin 7501 duke mos qenë të regjistruara në ZVRPP mbeten me aktin e marrjes në pronësi nga Komisionet e Ndarjes së Tokave dhe në punën tonë nuk përbëjnë akte të finalizuara procesi dhe ne nuk mund të procedojnë deri në fund për të dhënë lejen e legalizimit. Problem i vjetër dhe i pazgjidhur mbetet mungesa e vijave të verdha. Kjo më e theksuar në rrethin e Librazhdit, disa fshatra në rrethin Elbasan dhe totalisht në komunat e rrethit të Gramshit.