Ish-kreu i SHIK-ut dëshmon në Gjykatën e Krimeve të Rënda për zhdukjen e Remzi Hoxhës
Autori i Lajmit: red.
Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, dëshmoi dje në procesin ndaj Arben Sefgjinit dhe dy ish-funksionarëve të SHIK-ut, të akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. "Kur kam ardhur në krye të SHIK-ut nuk gjeta dokumente për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Ngrita një grup pune për ngjarjen, por nuk u verifikua asgjë konkrete", - ka deklaruar në dëshminë e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Fatos Klosi. Ish-kreu i SHIK-ut ka preferuar të dëshmojë para togave të zeza në seancë me dyer të mbylluara, duke pohuar se kjo do t i shpërbejë procesit, pasi ai mund të pyetej dhe për detaje që përbëjnë sekrete hetimi.
Seanca
Fatos Klosi del në krah të të dyshuarve për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Në dëshminë e tij ish-kreu i SHIK-ut ka pohuar se në kohën që ka marrë këtë funksion, nuk ka gjetur asnjë dokument që implikon ish-funksionarët e Shërbimit Informativ Kombëtar në zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Dëshmia e ish-kreut të Shërbimit Informativ, lidhur me ngjarjen e ndodhur më 21 tetor 1995, kishte zgjatur rreth 30 minuta dhe ishte zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias. Vendimi u mor pas kërkesës së prokurorit të çështjes Xhevat Hana.
Për krimin e kryer gati 14 vjet më parë në bankën e të akuzuarve janë të ulur 3 ish- shikas dhe gjyqi zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtu në Tiranë: Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi. Burimet nga gjykata bënë të ditur se Klosi është shprehur se “kur ishte vendosur në krye të SHIK-ut nuk kishte gjetur asnjë dokument që mund të implikonte të pandehurit në zhdukjen e Remzi Hoxhës. Më pas ai kishte shtuar se kishte ngritur një grup pune për çështjen, por nuk ishte verifikuar asgjë. Veç zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, mbi supet e tre ish-shikasve, Sefgjini, Koldashi dhe Kumbaro, rëndojnë dhe akuzat e rrëmbimit dhe torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Remzi Hoxha u mor peng më 21 tetor 1995 dhe që prej asaj kohe nuk u mësua asgjë për fatin e tij. Prokuroria akuzon tre ish-punonjësit e SHIK-ut, se e kanë torturuar dhe më pas zhdukur atë. Mes dëshmitarëve në këtë proces ishte edhe gjenerali Agim Shehu, ish- drejtor Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, njëkohësisht ish-zëvendësministër i Brendshëm.
Ngjarja
Dosja e vjetër e zhdukjes së biznesmenit maqedonas Remzi Hoxha, që daton në vitin 1995 është rihapur nga prokuroria. Ndërsa tashmë janë sërisht nën hetim dhe krerë të SHISH-it, si të dyshuar në zhdukjen e mistershme të këtij biznesmeni. Deri tani janë katër ish-punonjës të SHIK-ut, të cilët dyshohen si të implikuar në zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 95. Të pandehur për këtë çështje janë Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Budjon Meçe dhe Ilir Kumbaro. Budjon Meçe ndodhet në spital, për shkak të një sëmundjeje, ndërsa Ilir Kumbaro është në kërkim ndërkombëtar. Në 4 maj Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në mungesë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të pandehurit Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi, të cilët dyshohet se janë implikuar në zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Katër ditë pas kësaj Gjykata e Krimeve të Rënda i komunikoi Arben Sefgjinit dhe Avni Koldashit këtë masë sigurie, ndërsa mungonte sërish Budjon Meçe. Arben Sefgjini, e cilësoi të padrejtë vendimin e prokurorit, pasi, sipas tij, “pretendimet e tij (prokurorit) janë të pavërteta”.
Ky lajm është publikuar: 04/02/2009