Mamurras, gjendet një i vdekur, nuk dihet identiteti
Autori i Lajmit: red.
Trupi i pajetë i një njeriu u gjet dje në një pellg uji brenda një fushe sporti në Mamurras. Policia bëri të ditur se, para se të gjendej trupi, efektivët kanë marrë një telefonatë anonime që tregonte edhe vendin ku ndodhej kufoma. Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke u bazuar në kordinatat që ka dhënë telefonuesi anonim dhe kanë gjetur trupin i pajetë, i cili është ende i paidentifikuar. Sipas burimeve nga policia, mësohet se nga këqyrja që i është bërë trupit të pajetë u mësua vetëm se personi është i seksit mashkull, ndërsa nuk dihet ende emri i tij, pasi në rrobat e tij nuk u gjet asnjë lloj dokumenti. Policia po heton për shkaqet e mundshme të vdekjes së shtetasit ende të paidentifikuar. Në pyetje janë marrë edhe banorë të zonës për më shumë të dhëna. Lajmi ka shokuar banorët e Mamurrasit, të cilët po japin ndihmën e nevojshme për të zbuluar identitetin e kufomës. Lajmi tronditës pason atë të dy ditëve më parë. Të dielën peshkatarët e Lezhës janë tmerruar kur në rrjetat e tyre, në ujërat e Shëngjinit, kanë peshkuar një kafkë njeriu.
Ky lajm është publikuar: 04/02/2009