E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka më Mr. Bean

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 15:47

Aktori Rowan Atkinson nuk do të luajë më rolin e personazhit të popullarizuar Mr. Bean, i cili me vite të tëra ka argëtuar publikun në gjithë botën.

Britaniku ka thënë se tash është tepër i vjetër për të luajtur rolin e Mr. Bean.

“Mr. Bean është fëmijë në trupin e njeriut të rritur, por mendoj se nuk do të mund të kthehesha më në atë rol. Gjithmonë e kamë paramenduar si një personazh nga filmat e vizatuar, ndërsa ata nuk vjetrohen. Ata janë të pa kohë”, ka thënë Atkinson në Sidnej.

Ai aktualisht është duke promovuar realizimin e ri "Johnny English Reborn", parodi e filmave për James Bondin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›