Mendimtarët për edukimin,20 apostujt e edukimit
Byroja Ndërkombëtare e Edukimit në UNESCO ka përfshirë në një antologji 20 mendimtarë, që vijnë në shqip të përmbledhur në “Mendimtarët për edukimin”, të cilëve iu është referuar jo vetëm shkenca, por edhe filozofia e sotme e arsimit dhe edukimit të fëmijëve. E përkthyer nga origjinali nga Jonisa Angoni, botimet “Plejad”, autorët që hodhën bazat e edukimit merren si pika referimi në visarin e arsimit dhe pedagogjisë botëror
Zanatçinjtë nuk iu japin teori çirakëve të tyre; ata i vënë menjëherë në punë, kështu ata mund të mësojnë ta farkëtojnë metalin duke e farkëtuar, të gdhendin duke gdhendur, të pikturojnë duke pikturuar, të hidhen duke u hedhur. Prandaj nxënësit në shkolla t’i lejoni të mësojnë të shkruarit duke shkruar, të folurit duke folur, të kënduarit duke kënduar, të arsyetuarit duke arsyetuar etj. Kështu që shkollat thjesht mund të jenë punishte ku puna bëhet me zell. Pra, nga praktika e mirë të gjithë do të ndjejnë më në fund të vërtetën e proverbit “Fabricando fabricamur”.
Jan Amos Comeniusi kur shkroi fjalitë e mësipërme 300 vjet më parë, padyshim që do t’i mahniste kritikët e edukimit duke e cilësuar pa hezitim si një autor modern, si pararendës i teorisë evolucioniste, psikologjisë gjenetike, metodave të mësimdhënies të bazuara në psikologjinë e fëmijës. Për arsyen e fundit, atë të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve, Byroja Ndërkombëtare e Edukimit në UNESCO ka përfshirë në një antologji 20 mendimtarë, që vijnë në shqip të përmbledhur në “Mendimtarët për edukimin”, të cilëve iu është referuar jo vetëm shkenca, por edhe filozofia e sotme e arsimit dhe edukimit të fëmijëve. E përkthyer nga origjinali nga Jonisa Angoni, botimet “Plejad”, autorët që hodhën bazat e edukimit merren si pika referimi në visarin e arsimit dhe pedagogjisë botërore. Duke nisur që nga vitet 1500 me predikimin ironik Erazmit, e deri në shekullin XX, antologjia na jep një pasqyrë të itinerarit të risive, ideve të debatuara, lëvizjeve të reja arsimore, dështimeve të mësimdhënies si shtigje që nuk duhen shkelur, duke përfshirë gjithë hartën botërore të mendimtarëve të ballafaquar jo vetëm me kohën kur jetuan, por dhe me përdorimin e ideve të tyre sot.
Për çdo autor është dhënë jeta, vendi ku lindën, dhe arsyet pse u përfshinë në rrjedhën e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve, duke zbuluar njëkohësisht gjithë gamën intelektuale të tyre të konkretizuar në vepra të shkruara, të lëna si trashëgimi kulturore, mbi të cilat funksionojnë edhe sot e kësaj dite shkollat në të gjithë botën, e sidomos në Evropë. Me ndikim të fuqishëm intelektual në bibliotekat evropiane emrat e Erazmit, Jam Amos Comeniusi, Zhan Zhak Ruso, Johan H. Pestaloci, Johan Friedrih, Herbart, Friedrich Frobel, Jose Marti, Alfred Binet, John deëey, Maria Montesori, Martin Buber, Anton Makarenko, Celestin Freinet, Jean Piaget, Lev S. Vigotski, Margaret Mead, Paulo Freire dhe Ivan Iliç, sot ballafaqohen për mjaft sisteme të arsimimit të fëmijëve. Më poshtë po ndalemi në disa autorë që realisht konsiderohen radikalë në ndryshimet dhe idetë që i dhanë filozofisë së arsimit dhe edukimit. Ndërsa zbulonte Anglinë dhe vlerësonte mikpritjen që i ofronin, Erazmi zbuloi vetveten, dhe i vuri për detyrë vetes që të bënte një punë ambicioze të bazuar në dy ideale, të cilat do të drejtonin jetën e tij, për t’i bërë kryeveprat e lashtësisë latine dhe greke të pranueshme për adoleshentët që zotëronin dhunti intelektuale, si për t’i bërë të pranueshme vlerat e Biblës dhe të literaturës së etërve të kishës për të gjithë besimtarët, për ata që ishin të përgjegjshëm për prirjen e tyre shpirtërore.
I njohur si tutori i Evropës në vitet 1500, Erazmi botoi një gamë të gjerë veprash, p.sh. opera “Omnia” përfshin 10 volume të mëdha, ndërsa një botim kritik i Amsterdamit do të përfshinte 50 volume – të gjitha këto i detyrojnë kritikët të pohojnë për këtë njeri si jo të lehtë ta identifikosh një qendër apo një parim udhëheqës në veprën e tij. Të gjitha flasin mbi arsimimin, ndaj prej titujve të tij cilësohet pa mëdyshje si tutori evropian, apo kryemësuesi evropian, të cilit në disa raste i është dhënë përgjegjësia për arsimin e të rinjve në Paris dhe në Kembrixh, në Itali dhe në Sienën e shquar.
Më shumë hulumtues Erazmi me shkrimet e tij u bë një këshilltar i shkëlqyer arsimi, si dhe një teoricien i shkëlqyer i pedagogjisë praktike. Ai rrëzoi metodat skolastike të Mesjetës, të cilat ishin bazuar në të mësuarit “përmendësh”, dhe në imitim servil të modeleve, e të trajtuara të paprekshme, duke i futur ato në një kontekst modern arsimor. Por, gjithsesi sot tërhiqet vëmendja për mos t’iu dhënë shumë rëndësi metodave mësimdhënëse të Erazmit.
Erazmi si të gjithë bashkëkohësit e tij ndante të njëjtën pikëpamje se vajzat nuk kishin nevojë për arsim intelektual të përparuar, meqenëse fati i tyre ishte të martoheshin, të kishin fëmijë, të mbanin shtëpi ose të hynin në manastir. Por nga ana tjetër ai e admironte Madalenën, gruan e shkolluar në një nga kolegjiumet e tij, e cila me replikat e saj të forta i kundërvihej Antoniut, një abati budalla antifeminist.
“Asgjë nuk është më e lehtë apo më e rrezikshme se sa të trajtosh një autor të 300 viteve më parë si një autor modern dhe të pretendosh që të gjesh tek ai zanafillat e prirjeve bashkëkohore”. Kështu shkruan Jean Piaget kur hyn të interpretojë se çfarë përfaqëson Jan Amos Komeniusi si pararendës i teorisë evolucioniste, psikologjisë gjenetike, metodave të mësimdhënies të bazuara në psikologjinë e fëmijës, arsimit funksional dhe ndërkombëtar.
Ky me analizën e fakteve cilësohet si paralajmëruesi i organizatës së njohur të trashëgimisë, arsimit dhe shkencës, UNESCO. Qysh në atë kohë specialisti i madh çek kërkon të krijohen organizma ndërkombëtare për lëvizjen arsimore, për t’i universalizuar idetë mbi edukimin. Pyetja kardinale që shtrohet për këtë njeri të mendimit ishte se si duhet konsideruar një teolog i dashuruar me metafizikën dhe që ka shpirtin spekulativ të shekullit XVII do të merrej vetë me arsimin deri në pikën e krijimit të një “Didaktiku të Madh”? Institutet e para arsimore tërhoqën vëmendjen e Komeniusit i ndikuar nga metodat e Ratkes dhe Alstedit, duke kërkuar krijimin e një filozofie të arsimit për t’u përfshirë në një sistem më të gjerë. Mendimtarë dhe filozofë si Montanji dhe Rabële e deri te Dekarti dhe Laibniz kishin bërë vërejtje për arsimin, por këta të sjella rreth ideve të tyre. Ndërsa Komeniusi ishte i pari që do ta perceptonte një shkencë arsimi në shkallë të gjerë, e cilësuar si një “zemër e vërtetë dijetari”, që në mendësinë e tij do të ndërtonte një sistem të përgjithshëm filozofik.
Gjenialiteti i Komeniusit tregohet në faktin se arsimi është një aspekt i makinerisë formëzuese të natyrës, duke e integruar kështu procesin arsimor në një sistem. Komeniusi u bë apostull i bashkëpunimit ndërkombëtar për vetë arsimin. Në një nga botimet e tij “Parime për të lehtësuar mësimdhënien dhe studimin” nga ideja e zhvillimit të vetvetishëm Komeniusi nxjerr tri rregulla, të cilat sipas kritikëve mund të shkruhen në dyert e çdo shkollë moderne: 1. Në qoftë se në klasë mësimi arrin të shkurtohet sa më shumë të jetë e mundur dhe t’i lihet kohë studimit vetjak; 2. Në qoftë se nxënësi detyrohet të mësojë përmendësh sa më pak të jetë e mundur, d.m.th., gjërat më të rëndësishme, për pjesën tjetër është e nevojshme vetëm të mësojë kuptimin e përgjithshëm; 3. Sikur çdo gjë t’i përshtatej aftësisë së nxënësit, e cila rritet natyrshëm me studimin dhe moshën.
Autori shumë i njohur i romanit “Emili” duket se veprën e tij e kishte parashikuar enkas si libër xhepi për edukimin. Zhan Zhak Rusos i parapëlqen të ndërmarrë rrezikun e të paraqiturit të vetvetes më shumë si “njeri i paradokseve” sesa “njeri i paragjykimeve”, duke i përballur historianët e mendimit arsimor me një paradoks të madh. Rusoi nismëtari i një “revolucioni kopernikas” thuhej se e bënte fëmijën vatër të procesit arsimor. Vepra e tij e famshme “Emili” dallohet për ndihmesën që dha ndaj këtij ndryshimi të vatrës. Rusoi e shkroi veprën e tij në një kohë kur ishin shkruar shumë libra për arsimin, dhe debatet kishin kulmin mbi edukimin e fëmijëve. Në parathënien e “Emili”, Rusoi vëren: “Unë nuk shkruaj rreth ideve të të tjerëve, por rreth ideve të mia. Unë nuk i shoh gjërat siç i shohin të tjerët. Kjo është diçka, për të cilën jam akuzuar për një kohë të gjatë”. Kjo shkëndijë gjeniu, që i nguliti origjinalitetin rrënjësor përqasjes së tij, ishte se ai e perceptoi arsimin si një formë të re të një bote që ishte përfshirë në një proces historik zhvendosjeje. Kur gjithë ithtarët e edukimit shpalosnin stampa për formimin e njeriut dhe teknika arsimuese, Rusoi i hodhi të gjitha poshtë duke shpallur se: “të jetuarit është qëllimi që dua t’i mësoj fëmijës. Kur ai shkëputet nga përkujdesja ime, e pranoj se nuk do të jetë as gjyqtar, as ushtar, as prift, por fillimisht do të jetë njeri”.
Vepra e tij, “Emili” është cilësuar si një vepër në udhëkryq ku rrymat e mëdha dhe kundërrymat e epokës zmbrapsen dhe përzihen me njëra-tjetrën, të njëjtat rryma që kanë vazhduar edhe sot të ushtrojnë mendimtarët perëndimore, të cilat formëzojnë mendësinë e tyre qysh nga zanafilla e tyre kristiano-platonike. Liria dhe nevoja, zemra dhe koka, individi dhe shteti, njohuria dhe përvoja, secila nga termat e kundërshtisë merr vlerë tek “Emili”, e botuar nga Rusoi në vitin 1762. Emili u pa si një Bibël sa i takon “pedagogjisë së lirisë”.
Një filozof praktik i edukimit të fëmijëve që dështoi me ndërmarrjen e tij filantropike. Mbi Pestalocin, i përmendur shumë shpesh, por lexuar shumë rrallë, ka mbetur përfytyrimi i ëmbël “mjalti i mirësisë njerëzore”, ose “babai i të varfërve”, ndërsa vlerësohet në zenit si mendimtar dhe mbrojtës i zjarrtë i veprimit. Si babai i shkencës arsimore moderne, ai drejtpërsëdrejti frymëzoi Frobelin dhe Herbartin dhe emri i tij shoqërohej me të gjitha lëvizjet e reformës arsimore që ngjalli pasionet e shekullit XIX. Njeriu që dështoi pas përpjekjes së parë për ta kthyer në realitet ëndrrën e tij filantropike, gjente ende forcë për t’u përpjekur mbi rëndësinë e arsimit. Eksperimenti embrional “Neuhof”, në fillim të viteve 1770, i dhanë famë Pestalocit, duke u konsideruar si një nismë tejet origjinale ku u punësuan fëmijë të varfër të një lagjeje dhe i vuri të tirrnin pambuk, me idenë se ajo çfarë ata prodhonin pas ca kohësh do ta shpërblente specializimin e tyre. Shtysa për projektin “Neuhof” erdhi nga ëndrra e madhe për të rikrijuar një njerëzim të pavarur, larg qytetërimit të qytetit. Eksperimenti i Pestalocit në lidhje me arsimimin nëpërmjet punës, shumë shpejt hasi në pengesa të pakapërcyeshme dhe falimentoi në vitin 1780.
Edukimi pa mësimdhënien nuk mund të ketë sukses, ishte ky një përfaqësim estetik i mendimeve të Herbartit, një nga ndjekësit më të zellshëm të Pestalocit. Por shkrimet fillestare të Herbartit u panë si dështim, në faktin se nuk lexoheshin më dhe ai shihej si pararendës i “shkollës së të mësuarit përmendësh”. Herbart siç duket shërbeu për të parë shtigjet nga nuk duhet shkelur sa i takon zhvillimit të karakterit të zhvilluar, duke u parë si i papranueshëm në kushtet mbizotëruese të botës sonë moderne.
Suedezja Elena Keit nuk hezitoi të hidhte idetë e saj radikale mbi rolin e gruas, martesës, kulturës, fesë dhe politikës që e kthyen Suedinë në një arenë diskutimesh. Për këtë arsye Keit edhe është persekutuar, ndërsa idetë e saj mbetën pa u vënë re në Suedinë bashkëkohore, dhe vetëm shumë kohë më pas filluan të viheshin në zbatim në shkollat suedeze. Para afro 100 vjetësh, Keit kërkonte ringjallje të shtëpisë, për sa i përket përkujdesjes së fëmijëve, dhe vinte theksin mbi lirinë dhe individualitetin e fëmijës, argumentonte barazinë në shtëpi, ishte kundër ndëshkimit fizik, luftonte për një arsim të përbashkët dhe shkolla të përbashkëta për të gjithë fëmijët. Në Gjermani autorja e “Shekulli i fëmijëve” pati jehonë më të madhe, ku libri i sa u botuar 36 herë në vitin 1926 dhe më pak i njohur është fakti se Elena Keit ishte diskutuar edhe në debatin e hershëm të Sovjetit mbi arsimin, përkrah Devju dhe Maria Montesorit. Ndërsa kjo e fundit hidhte konceptin bazë në veprën arsimuese për t’ju siguruar fëmijëve një mjedis të përshtatshëm, ku të jetonin dhe mësonin.
Një fakt i jashtëzakonshëm në vetvete është cilësuar njeriu që themeloi lëvizjen kombëtare dhe ndërkombëtare për arsimin, Celestin Freineti, ndërsa idetë e tij u bënë pjesë e politikës zyrtare arsimuese franceze që ende debatohen. Sot ky filozof vështrohet qartë, duke u përfshirë në trashëgiminë kulturore, duke parë teknikat e tij mbi mësimdhënien dhe të mësuarit, si dhe të filozofisë, mbi të cilat u bazuan ato teknika. Leximi i shpejtë, teknologjia, kërkesat në rritje për një komunikim të vërtetë dhe për vende takimi, të cilat janë qendra të jetës së bashkësisë janë disa shtigje që ka treguar Freineti.
Kjo antologji me 20 autorët e tij të përfshirë në listën e mendimit për edukimin, të cilët hodhën bazat e edukimit dhe mësimdhënies, sot shihen si refleksion në kushtet moderne, ku shumë prej tyre trajtohen ende si aplikues idesh, e të tjerëve iu korrigjohet rruga, duke bërë të mundur rihapjen e debateve filozofike mbi edukimin dhe arsimin.