Përkthyesit e të shenjtëve
Nga njohja në shqip me Shën Palin, që zbriti si “prometeu” i krishterë në tokën ilirike-deri tek kleriku shqiptar dom Simon Filipaj, përkthyesit të Biblës integrale në gjuhën standarde shqipe në vitin 1994- për herë të parë në dokumentarin e këtij lloji; “Heronjtë e librit” na tregon itinerarin e gjatë të përkthimit të shkrimeve të shenjta në gjuhën shqipe. Me skenar të Stefan Çapalikut, regji të Tonin Ujkës- 30 minuta celuloid është prodhim i studios “Ukgjini” në Shkodër
Dy mijë vjet krishterim, përkthyer në gjuhën shqipe për 30 minuta. Befasinë nuk e bën ky xhirim i shpejtë psikologjik se sa një njohje reale e atyre që e bënë të mundur dhe të prekshëm besimin tek shqiptarët. Përkthyesit e shkrimeve të shenjta në të gjithë kohërat për herë të parë tregohen në një itinerar filmik, në dokumentarin “Heronjtë e librit”, me skenar të Stefan Çapalikut, dhe regji të Tonin Ujkës.
Ndërsa Dom Nikë Ukgjini, famullitar në famullinë e Kuklit në Shkodër, ka mbuluar si producent këtë metrazh filmik duke u njohur si prodhim i studios “Ukgjini”
Përveç frymës dokumentare, ky dokumentar dallohet për linjën e rindërtuar me aktorë dhe figurantë, kurse xhirimet janë bërë pothuajse në të gjitha vendet, ku përkthyesit vepruan, si dhe në Itali, ku u shkollua pjesa më e madhe e tyre.
Filmi fillon me Shën Palin, "Prometeu" i krishterë në tokën shqiptare (Ilirik) gjatë viteve 50 pas Krishtit, për të vijuar me një tjetër personalitet të shquar, Shën Jeronimin nga Stridoni i Ilirisë në shekullin e katërt, i cili qe përkthyes i Biblës (Vulgatës) në latinisht. Pas prezantimit të botës së krishterë, tregohet për udhën e heronjve të librit në gjuhën shqipe. Fjalët e para ungjillore në shqip, të cilat mbajnë firmën e Kryeipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit, paraqiten përmes një inspektimi: "Unte paghesonte premenit Atit et birit et spirtit senit", që daton më 8 nëntor 1462 dhe që i prin momentit shumë të rëndësishëm të shkrimit shqip, tek libri i parë liturgjik " Meshari" (1555) i Gjon Buzukut, rolin e të cilit e luan aktori Gjovalin Gjoni. Filmi vazhdon me ipeshkvin e Sapës dhe Sardës, Pjetër Budin, respektivisht me veprat e tij "Doktrina e krishterë", ( Romë 1618), " Pasqyra e të rrëfyemit" dhe "Rituali roman" (1621), pastaj me ipeshkvin e Sapës dhe ipeshkvin e Shkodërës dhe të Shkupit, Frang Bardhin, me vepërn " Çeta e Profetëve"" (Venedik 1685)". Në këtë dokumentar nuk janë lënë jashtë listës së "heronjve" edhe disa nga autorët e botës arbëreshe, apo autorët e Kishës Ortodokse shqiptare, të cilët kanë përkthyer tekste biblike e libra liturgjikë. Ndër arbëreshët veçohet Lekë Matrënga, klerik nga bashkësia arbëreshe e Siçilisë dhe përkthyes i veprës "E mbsuame e krishterë" (1592) dhe Jul Variboba me veprën "Gjella e Shën Mëris Virgjër", 1762. Si teksti më i vjetër i traditës fetare ortodokse paraqitet "Anonimi i Elbasanit", i gjetur në Manastirin e Shën Gjon Vladimirit në Elbasan, përkthim ky i cili në albanologji njihet si dorëshkrim i moçëm elbasanas, i përgatitur nga një meshtar i ritit ortodoks, si një predikim i lirë prej 59 faqesh. Ky dorëshkrim mendohet të jetë i shekullit XVII-XVIII. Në filmin "Heronjtë e librit" Grigor Gjirokastriti dhe Vangjel Meksi paraqiten si përkthyes dhe botues të disa teksteve integrale të Dhiatës së Re (1760-1823) botuar në vitin 1821 dhe botimit të " Ungjillit sipas Matheut", në Korfuz 1824. Në vazhdën e këtyre përkthimeve në dokumentar bën pjesë edhe Teodor Haxhifilipi (Dhaskal Todhri), për të cilin Georg fon Hahn ka thënë se " i përktheu të dy dhiatat", por edhe vepra të tjera fetare që janë ruajtur në mënyrë të pjesshme, të cilat u dogjën nga pushtuesit në vitin 1827. Vëmendje e posaçme dokumentari i kushton rilindësve, të cilët duke qenë të ndikuar nga iluminizmi evropian u dhanë hov përkthimeve biblike. Përmendet Naum Veqilharxhi, i cili botoi të parën abetare në shqip " Evetarin" që përmban fragmente të historisë së shenjtë 1844, pastaj Konstandin Kristoforidhi, që vjen si gjuhëtar i Rilindjes shqiptare dhe përkthyes i krejt Dhiatës së Re gegërisht më 1872 dhe toskërisht më 1879, përkthyes i pjesës më të madhe të Dhiatës së Vjetër dhe i disa librave shkollorë për mësim feje. Në këtë dokumentar vëmendje të madhe i kushtohet edhe figurës së shumanshme të Fan Nolit, episodi i të cilit fillon me zërin origjinal të vitit 1962, dhe vazhdon me paraqitjen e veprave të tij liturgjike në gjuhën shqipe të botuara në Boston dhe Bruksel. Po ashtu mjaft hapësirë u është kushtuar autorëve veriorë, Atë Anton Xanonit, i cili përktheu "Ungjillin e Jezu Krishtit mas Sh’Matheut" i botuar në Shkodër, më 1915, Ndre Mjedës, i cili ndër të tjera ka përkthyer edhe libra fetarë dhe teologjikë, si dhe autorëve në mërgim, të cilët për shkak të diktaturës jetuan larg Shqipërisë, si Dom Zef Oroshi , i cili solli në shqip librin "Katër Ungjijt" dhe "Punët e Apostujve", Romë 1960 dhe Atë Danjel Gjeçaj, i cili përktheu dhe zhvilloi me gjuhën shqipe të kohës librat liturgjikë "Mesharin e të kremteve" , Romë 1966 dhe "Rendorin e meshës me popull", Romë 1973. Dokumentari "Heronjtë e librit" mbyllet me klerikun dom Simon Filipaj, përkthyesin e "Biblës" integrale në gjuhën standarde shqipe në vitin 1994, i cili me këtë vepër kurorëzoi me sukses punën e tij 40 vjeçare.