E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skulptori i Adem Jasharit hiqet nga puna



Skulptori durrsak Jonuz Selimi i nderuar me titullin “Naim Frashëri”, një ditë më parë i është dhënë urdhri të largohet nga puna. Në komunizëm, edhe pse i talentuar, iu pre e drejta e studimeve të larta, ndërsa tani në demokraci, kur do edhe dy vjet të arrijë moshën e pensionit e largojnë nga puna, si mësues në shkollën nëntëvjeçare “Marie Kaculini”. Mesues prej 33 vjetësh, por dhe me një aktivitet të pasur artistik në fushën e pikturës, Selimi pak kohë më parë ka realizuar bustin e heroit kosovar, Adem Jashari e vendosur në vendlindjen e heroit. Ishte një ngjarje që mblodhi shumë personalitete nga Kosovës, por u pasqyrua dhe në shtypin dhe median e Kosovës. Jonuz Selimi ka mbaruar liceun artistik “Jordan Misja” në vitin 1974 në degën e skulpturës. Selimi është autor i një sërë veprash artistike të vendosura në mjediset e institucioneve në Durrës, si dhe në qytete të tjera, ku dhe është nderuar me cmime të medalje të ndryshme si “Naim Frashëri” etj. Pas viteve ’90-të iu përkushtua figurave historike dhe atyre fetare, duke realizuar disa skulptura të tilla si “Shën Marku” në kishën e Laçit etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›