Mujo Buçpapaj: QNK aktivitetet në salla me qira
Kalendari artistik i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori” këtë sezon do të jetë më i reduktuar. Godina në të cilën zhvillonte aktivitetin e saj, e cila njihet ndryshe me emetimin “Piramida”, është në proces rikonstruktimi. Prej kohësh ky institucion kulturor ka gjetur “strehim” në një tjetër godinë, atë të ish-Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, një ambient ky i kufizuar për zhvillimin e veprimtarive të saj. Drejtori i QNK-së, Mujë Buçpapaj, ka treguar mbi ecurinë e këtij procesi pune, si dhe projektet artistike të cilat priten gjatë sezonit të ri.
“Momentalisht, ndërtesa e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori” gjendet brenda një institucioni tjetër provizor, në kuadër të rikonstruktimit të godinës së mëparshme. Numri i aktiviteteve që priten për këtë sezon të ri do të jenë më të reduktuara, pikërisht për faktin që sapo theksova. Për shkak të ambienteve dhe elementëve të tjerë influencues, kalendari artistik i QNK-së do të jetë më i reduktuar”, - është shprehur drejtori Mujë Buçpapaj. Megjithatë, ai shton se deri në momentin kur do të përfundojë rikonstruksioni dhe të merret një vendim nga ana e qeverisë për trajtimin financiar të punonjësve të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, është ndërtuar një kalendar kulturor, edhe pse këtë vit do të jetë pak më i reduktuar në krahasim me kohën kur aktiviteti angazhohej në Piramidë.
Kështu, edhe pse në një godinë aspak të përshtatshme dhe të ndryshkur, stafi i këtij institucioni ka arritur të mbajë të gjallëruar jetën artistikë të kryeqytetit. Duke punuar kryesisht për të rinjtë, por duke mos lënë po ashtu edhe aspektet e tjera kulturore, si muzikën, spektaklin, librin, pikturën, baletin etj., e duke dhënë jo pak, por rreth një mijë aktivitetet të larmishme në vit. “Dihet tashmë që ky institucion ka qenë kontribuues i madh i kulturës. Ne kemi mundur të realizojmë rreth tre apo katër aktivitete në ditë, të cilat i përkisnin aspekteve të ndryshme kulturore, si të filmit, të muzikës, të arteve figurative, librit, të show-t dhe spektakleve e shumë të tjera si këto, duke numëruar kështu rreth 1 mijë aktivitete në një vit”, - thotë Buçpapaj.
Ndërkohë, sipas tij, edhe pse në këto kushte rutina e punës ka vazhduar menjëherë pas pushimeve të zakonshme verore. Aktivitetet e QNK-së do të çelen sot, pritet të bëhet prezantimi i veprës së skulptorit Hevzi Nuhiu. Veprimtaria që zhvillohet tek ish-Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (ngjitur me Drejtorinë e Burgjeve) do të jetë një bashkëpunim i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Institutit Kombëtar të Diasporës. Hevzi Nuhiu ka lindur në vitin 1956, në Cerevajkë, Komuna e Preshevës. Përfundoi studimet e larta për gjuhën shqipe në Akademinë Pedagogjike Shkup. Që nga viti 1983 jeton në Itali, në qytezën arbëreshe të Shën Mitrit. Aty ai zhvillon profesionin e tij të skulptorit. Hevzi Nuhiu ka çelur shumë ekspozita në trojet shqiptare dhe në shumë vende të botës si Gjermani, Belgjikë, Zvicër, Kanada etj. Në Itali ka hapur ekspozita të tij në Kozenca, Romë, Peruxha, Terni, Torino, Verbania, Milano etj. Ai ka fituar shumë çmime, tre më kryesoret janë “Premio Calabria Produce”, në vitin 1990, çmimin “Skanderbeg”, dhënë në Campidoglio nga Kardinali shumë i njohur Ersilio Tonini, çmimi i parë nga Universiteti i Kalabrisë. Hervzi Nuhiu është bashkautor i grupit artistik “Grafio” (“Gërvishja”), në Kozencë. Aktualisht skulptori Nuhiu po punon me një projekt të tij “Muzeu në hapësirë”, i cili përmban të realizuara deri tani 18 vepra. Me vite ka bashkëpunuar me Mjeshtrin e Madh, Ibrahim Kodra. Në këto aktivitete do të marrin pjesë shumë personalitet të fushës së artit, politikës dhe kulturës.
Drejtori i Qendrës Kulturore kryeqytetase na tregon se në muajin tetor pritet të fillojë një festival i filmit dokumentar të autorëve shqiptarë, por të pranishëm gjithashtu do të jenë edhe të huajt, të cilët kanë realizuar projekte për Shqipërinë. Sipas tij, ky është një festival që do të promovojë kryesisht vlera turistike të Shqipërisë, siç do të jetë turizmi kulturor, vlerat e ndryshme antike, ku këto të fundit kanë tërhequr vëmendjen e shumë pushuesve dhe vizitorëve të huaj.
Në kalendarin artistik të këtij sezoni renditen edhe shumë aktivitetet të tjera. “Do të mbajmë edicionin e dytë të Festivalit Ballkanik të Magjisë, i cili është një eveniment i vetëm që realizohet në rajonin e Ballkanit. Jemi bashkëorganizatorë me Shoqatën e Iluzionistëve Shqiptarë, ndërkohë që festivali është parashikuar të fillojë në nëntor të këtij viti”, - thekson Mujë Buçpapaj. Është përfshirë po ashtu edhe një dokumentar, i cili po përgatitet nga autorë anglezë, ku ata imituan rrugën e Çarl Haroldit.
Një rëndësi e veçantë i është përkushtuar edhe brezit të ri shqiptar nga ana e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Përgjatë këtyre viteve, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë kanë qenë kryefjala e aktiviteteve të këtij institucioni. “Do të angazhohemi gjithashtu edhe me festivalin e të rinjve, por kësaj herë nuk do ta quajmë më “Rinfest”, por do ta quajmë “Tirana Fest”. Tashmë siç dihet është një festival alternativ, ku marrin pjesë të rinjtë e kryeqytetit, ku në skenarin e këtij aktiviteti ka në spektrin e gjerë të tij të përshirë muzikën, aktrimin, baletin, teatrin, pikturën, sfilatën, pantonimin, krijimtarinë letrare, pra është një kompleks aspektesh të ndryshme artistike, të cilat do të angazhohen nga të rinj apo gjimnazistët e metropolit shqiptar, Tiranë”, - thotë drejtori. Ai pohon se “ne punojmë kryesisht për të rinjtë, për rrymat alternative dhe ato eksperimentalë në çdo fushë. Ky brez ka gjetur një qëndrim tjetër të jetës së tyre, duke braktisur kështu alkoolin, drogën, rrugën, diskot e duke krijuar edhe një profil të kënaqshëm shoqëror”.
Edhe libri do të jetë një pikë e rëndësishme në listën artistike. Panaire të ndryshme apo dokumentarë të shumë fushave, në bashkëpunim me vende të tjera do jenë pjesë e agjendës së sezonit në të cilin sapo kemi hyrë. “Do të kemi shumë veprimtari të letërsisë dhe të promovimit të librit. Më datë 15 shtator do të prezantojmë një aktivitet në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të të Verbërve, si dhe Radiotelevizionin Publik Shqiptar, një konkurs të poezisë nga njerëzit me aftësi të kufizuara. Është i pari aktivitet i këtij lloji në vend, por ndërkohë edhe autorët e librave do të jenë të pranishëm. Do të jetë një konkurs interesant, ku do të shpërndahen çmime të ndryshme, trofe etj., pra do të jetë një konkurs i një natyre të gjerë dhe të veçantë”, - shton Buçpapaj. “Do të prezantohen edhe një sërë veprimtarish të ndryshme që kemi edhe me Kosovën, një sërë debatesh dhe tryezash për thyerjen e izolimit kulturor. Kjo sepse pas çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më datë 17 shkurt të këtij viti dhe pavarësisht se ndahemi nga kufij simbolikë mes Shqipërisë dhe Kosovës, për inerci po vazhdon ajo tradita që ka ekzistuar për gati 80 vjet, apo të paktën për rreth 50 vjet, për shkak të regjimit të kaluar apo deri në vitin 1999, kur u çlirua Kosova, marrëdhëniet kanë qenë shumë të pakta dhe si rrjedhim edhe në aspektin kulturor është ndarë i njëjti fat”.
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe sporteve dhe qeveria kanë investuar në muajin e kulturës të realizuar mes Shqipërisë, Kosovës, dhe vendeve të tjera, por Qendra Ndërkombëtare e Kulturës e ka vazhduar gjatë gjithë viteve dhe sipas drejtorit të QNK “Arbnori”, edhe këtë vit po të njëjtat hapa do të ndiqen.
Kultura kosovare do të prezantohet gjerësisht me libra, autorë të rinj, studime, vepra të ndryshme artistike. Në Tiranë do të prezantohen disa dokumentarë të autorëve të Prishtinës apo edhe shumë autorëve të tjerë të Kosovës. Do të jenë disa grupe instrumentale, grupe të teatrit, grupe të artistëve të arteve pamore, duke përfshirë këtu edhe nxënës të shkollave të mesme apo studentë të Arteve të Bukura të Prishtinës, por edhe piktorë dhe skulptorë të mëdhenj. Aktiviteti do të vijojë po ashtu edhe me konkursin e videoartit (është një gjini mes televizionin dhe kinemasë), e cila është e pëlqyeshme sidomos nga studentët e Akademisë së Arteve në Tiranë, por edhe në Prishtinë. Nuk do të mungojnë po ashtu edhe spektakle dhe show, të cilat për momentin gjenden në vështirësi për shkak të ambienteve të ngushta dhe jo shumë të përshtatshme, por kushte të tilla nuk mund të pengojnë tërësisht jetën artistike. “Aktivitetet janë shumë të reduktuara dhe për këtë ne detyrohemi të marrim ambiente të ndryshme me qira ose të bashkëpunojmë me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, por vetëm gjatë asaj kohe kur i ka sallat e saj bosh dhe të lira. Do të bashkëpunojmë edhe me Teatrin Kombëtar për të realizuar një aktivitet të caktuar”, - thotë ai. “Ndërkohë që tashmë dihet që Qendra Ndërkombëtare e Kulturës nga një institucion i mbyllur dhe krejtësisht i ndryshkur dhe ku një staf i gjerë punonjësish merr një rrogë jo plotë, nuk jep ndonjë impuls artistik për jetën kulturore të kryeqytetit. Ka qenë sidomos një periudhë shumë e varfër, le të themi gjatë pesë apo gjashtë viteve të fundit, Tirana u zhvesh nga kinematë, të cilat u shndërruan në ndërtesa shumëkatëshe, duke ndërruar destinacion për arsye komerciale, u braktis nga teatrot, ku disa prej tyre u mbyllën, dhe kjo bëri që jeta artistike të zhvishej dhe të mbetej gati-gati e shkretë. Ndërsa Qendra Ndërkombëtare nuk i ka ndërprerë aspak lidhjet me qytetarin e metropolit shqiptar, duke u angazhuar gjerësisht me aktivitete, sidomos me përkushtimin ndaj rinisë. Ndërkohë, QNK momentalisht është duke u përshtatur me një platformë perëndimore që quhet “John Kenedy Center” në Uashington. “John Kenedy Center” është një qendër shumë e mirë dhe ne momentalisht kemi marrëdhënie të mira dhe e dimë se çfarë bëhet brenda tyre. Është një qendër disafunksionale arti që kanë teatrin, spektaklin, filmin, baletin dhe promovime të ndryshme. Ne kemi përshtatur programet e tyre, statuset, programet, rregulloret e detaje të tjera të këtij lloji, dhe kur të vijë momenti ne do t’ia paraqesim qeverisë një platformë të plotë sa i përket anës artistike”.
QNK-ja është në pritje të vendimit të qeverisë në radhë të parë për trajtimin financiar të punonjësve, i cili quhet si një pagesë papunësie. Ka ardhur për shkak se ata gati kanë humbur edhe vendin e punës, duke qenë se QNK-ja është një ndërtesë dhe institucion publik që po rikonstruktohet. “Normalisht shteti në këto raste merr përsipër që të paguajë. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka parashikuar një projektligj dyvjeçar, por ne shpresojmë që brenda këtij viti gjithçka të mbarojë dhe të rikthemi në godinë e mëparshme, për të zhvilluar të gjitha aktivitetet tona, si dhe të paguhen rregullisht punonjësit. Gjatë kësaj kohe, duke filluar që nga muaji qershor, korrik, në gusht u kemi dhënë lejet e zakonshme të gjithë punonjësve. Ata janë paguar me rezervat tona, të cilat kanë ardhur nga mirëmenaxhimi. Gjatë këtij muaji, pra në shtator, ne presim që të kalojë në qeveri ky projekt. Fatura nuk është shumë e madhe dhe për gjatë gjithë vitit fondi mund të shkojë rreth 300 milionë të vjetra, duke përfshirë pagat, sigurimet shoqërore etj.”, - pohon sërish drejtori i QNK-së.
Kjo qendër ka krijuar një rrjet shumë të gjerë bashkëpunimi ndërkombëtar, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me institucione të ndryshme kulturore, por edhe me individë të veçantë, me menaxherë. Kështu, sipas Buçpapaj, kjo gjë nuk është mirë që të ndërpritet, sepse tashmë është krijuar një traditë dhe çdo lloj institucioni do t’u duhet një vit, ashtu siç i është dashur edhe institucionit në fjalë, për të hyrë në këtë rrjet ndërkombëtar shoqatash dhe institucionesh kulturore. “Tani jemi duke apeluar me kërkesa të ndryshme në ministri, qeveri, për ta nxitur më tej këtë punë, sepse edhe rezervat tona financiare janë drejt shterimit. Ne nuk jemi institucion që kemi për detyrë për të akumuluar para, madje siç e thashë edhe më lart, këto rezerva kanë ardhur si shkak i mirëmenaxhimit. Të realizosh rreth një mijë veprimtari në vit është një stërmundim jo vetëm artistik, por edhe me kosto të shtrenjtë financiare”, - tregon ai. Ndërkohë që puna në Piramidë është duke vazhduar dhe rikonstruktimi është në pjesën që ka pasur në zotërim QNK “Arbnori”, ndërsa pjesa që zotërohet nga biznesi privat nuk ka pranuar rikonstruksion. Sipas drejtorit, çdo gjë është bërë gati dhe pritet vetëm procesi i transportit. Por nëse kompanitë private nuk do të lirojnë ambiente, ky projekt dështon. Ndërkohë që pak ditë më parë, ministri Ylli Pango në një konferencë për shtyp për analizën 7-mujore të ministrisë urdhëron largimin e menjëhershëm të dy subjekteve private nga Piramida. Synimi i vetëm i kësaj kërkese ishte zhvillimi i mëtejshëm i aktiviteteve të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”.