Mendja misterioze e një polici

E para filmi “Rampart” tregon një tregim familjar për një ngjarje, që ishte bërë hit në vitet ’90 për krimet e policisë amerikane në të kaluarën. I punuar me regji të Oven Moverman dhe me një skenar të James Ellroy, filmi fillon me aktorin Woody Harrelson në rolin e Dave Brown, që i takon njërit prej atyre policëve të këqij që maltretonin zezakët në Los Angeles, në të cilin vend kishte edhe trazira në po të njëjtin vit.
Në film paraqitet karriera e rrezikuar e Dave, e cila shkon drejt shkatërrimit ashtu sikurse edhe jeta e tij personale, që shkon si mos më keq dhe çdo ditë është një sfidë për mbijetesë si për atë ashtu edhe për familjen e tij.
Filmi ka për skenar atë të Ellroy, i cili është i njohur edhe për romanet e tij kriminalistike si “L.A. Confidential”, përderisa ndikimin e tij për këtë personazh e ka marrë tek Joseph Wambaugh (“The Choirboys”), e të cilin do ta shihni tek karakteri i Dave, i cili është një person që bën punën e policit në një qytet xhungël dhe ai qytet është Los Angeles. Për dekada ai kishte punuar në departamentin e policisë në Los Angeles duke ndjekur një model ushtarak që e bën atë një paradigmë të bazuar në dhunë policore, të cilën ata e kishin ushtruar kryesisht kundër minoriteteve dhe kundër zezakëve.
Megjithatë, filmi “Rampart” nuk është një film dokumentar, por një dramë që e merr këtë skandal i cili kujton të kaluarën në një mënyrë fiktive, ndonjëherë surrealiste që flet ndoshta edhe për ndonjë ideologji që ka të bëjë me një ndjesi personale ashtu edhe profesionale që kanë bërë policët e Los Angeles, ku ndonjëherë ndoshta edhe kanë vrarë pa pasur fakte të mjaftueshme për krimin që kanë bërë.
Filmi është një art klasik kinemaje me karaktere psikologjike. Aty nuk do të shihni vetëm tregimin e Dave, por edhe tregime të policëve të tjerë. Në vend të suksesit të luftimit të një krize, shumica pa ndonjë zgjidhje të duhur. Dave nuk është në marrëdhënie me një grua, por me dy Barbara (Cynthia Nixon) dhe Catherine (Anne Heche), që janë motra dhe më të dyja ka fëmijë. Kushtet në të cilat ai jeton janë shumë të këqija, por në disa raste edhe komike.
Ky film në një moment do ju dërgojë në një pozitë tjetër, në një kohë tjetër, jo fort të largët dhe ndryshimet që janë sot, sidomos në qasjen e policisë amerikane ndaj personave me ngjyrë.
“Rampart” është një film që do të mund ta shikoni pa përcjelljen prindërve mbi moshën 17 vjeçe. Ai do të shfaqet gjatë gjithë javës së dytë të gushtit nga e hëna në të diel në DigiGold, kanal që e sjell Kompania IPKO në Kosovë.
RAMPART
Regjia: Oren Moverman; skenari: James Ellroy dhe Moverman; drejtor i fotografisë: Bobby Bukowski; montazha: Jay Rabinowitz; muzka: Dickon Hinchliffe; dizajner: David Wasco; kostumet: Catherine George; producentë:” Lawrence Inglee, Clark Peterson, Ben Foster dhe Ken Kao; Distrubutor: Millennium Entertainment.
Aktorë: Woody Harrelson (Dave Brown), Robin Wright (Linda Fentress), Sigourney Weaver (Joan Confrey), Ice Cube (Kyle Timkins), Ned Beatty (Hartshorn), Steve Buscemi (Bill Blago), Cynthia Nixon (Barbara), Anne Heche (Catherine), Brie Larson (Helen), Sammy Boyarsky (Margaret) dhe Ben Foster (General Terry).