E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali,shuhet gazetari sportiv Maurizio Mosca


Gazetaria italiane ka humbur një protagonist të madh. Ka ndërruar jetë Mauricio Moska, një nga gazetarët më të njohur sportiv në Itali ,por jo vetëm. Moska ka ndërruar jetë në spitalin e San Mateo në Pavia ku ishte i shtruar që prej ditës së hënë. Moska ishte 69 vjeç dhe prej kohësh vuante nga sëmundja. Mauricio ka qënë deri në momentet e fundit i mrekullueshëm dhe ka punuar në televizon ,në radio për 30 vite dhe ka krijuar një popullaritet të madh. Maurizio ka qenë një gazetar i shkëlqyer sportiv dhe ka qenë dëshmitar i evenimenteve më të mëdha sportive prej dekadash. Profesionalizmi i tij vinte edhe nga fakti që ishte një njohës shumë i mirë i futbollit. I lindur në fillim të Luftës së Dytë Botërore ai ishte i biri i humoristit Giovani Moska dhe vëllai i shkrimtarit Paolo Moska.Që i vogël ka filluar të shkruajë për "La Note" ndërsa më pas ka kaluar te "Gazetta Dello Sport" në të cilën ka qëndruar për 20 vite si kryeredaktor. Në vitin 1979 Moska zbuloi edhe televizionin dhe që atëherë ai ka arritur të tjera suksese dhe popullaritet. Transmetimet e tij televizive dhe radiofonike kanë qenë të shumta, por mund të përmendim "Calciomania" ,"Guida Al Campionato" ,"Controcanpo" etj. Maurizio Moska lë një boshllëk të madh i cili vetëm me kalimin e kohës mund të kompensohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›