Menduh Thaçi bojkoton kuvendin maqedonas pak ditë pas takimit me Berishën
Kreu i PDSh-së: Do ti kërkoj Tiranës veto për Maqedoninë në NATO
TETOVË – Vetëm pak ditë pasi ka përfunduar vizitën e tij në Tiranë, kreu i partisë shqiptare në opozitë në Maqedoni, Menduh Thaçi ka deklaruar bojkotimin e parlamentit, ndonëse një gjë e tillë është refuzuar nga Brukseli dhe Uashingtoni zyrtar. Duke iu referuar takimit me kryeministrin Berisha, Thaçi ka pohuar publikisht se nuk e përjashton variantin të kërkojë që Shqipëria t'i vë veto anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Mediat shqiptare, por edhe maqedonase në Shkup kanë sqaruar se kjo deklaratë duket se dalë pas takimit që ai realizoi me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. "Mendoj që herën tjetër ta kërkojë atë", - ka thënë Thaçi, në konferencën e të hënës për shtyp në Tetovë.
Gjatë ditës së djeshme, kryetari i PDSH-së, Thaçi ka njoftuar se do të bojkotojë punimet e Kuvendit, megjithëse ka pasur mesazhe të tilla për të mos e marrë një veprim të tillë. "Ky vendim i PDSH-së nuk është obstruksion, por preventivë. Bëjmë preventivën e punëve të këqija që mund të ndodhin", - tha lideri i PDSH-së, Thaçi.
Sipas tij, PDSH, edhe më tej do të veprojë "racionalisht dhe në mënyrë demokratike si deri tani". Lidhur me rekomandimet e ambasadorit amerikan, Filip Riker dhe atij të BE-së, Evan Fuere për të mos braktisur Parlamentin, Thaçi me konstatim: "kam konsideratë për apelet e tilla, por mendoj se porositë e tyre nuk merren si serioze nga ana e qeverisë. Ne jemi parti serioze, opozitë serioze. Ata që bëjnë opozitë virtuale, dialogje virtuale, demokraci virtuale, janë të përgjegjshëm, ata janë në krye të Qeverisë së Maqedonisë".
Ai ka ftuar partinë në pushtet BDI, që ta braktis qeverinë dhe t'i bashkëngjitet marrëveshjes së tyre.
"Politikisht, për PDSH-në është shumë pozitive që vazhdon konkurrenti ynë politik me këtë politikë shumë të keqe, mirëpo mendoj se është koha e fundit që ata duhet të tërhiqen prej pjesëmarrjes në Qeverinë e Maqedonisë dhe të hapet një dialog i vërtetë i thellë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, për t'i zgjidhur përfundimisht problemet që ekzistojnë për shqiptarët", tha ai. Lidhur me kremtimin e 8-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Thaçi tha se ai mund të jetë një manifestim mortor dhe se ajo marrëveshje si e tillë nuk funksionin. Ai ka paralajmëruar vizitë në Kosovë dhe Bullgari.
"Do të mundohem që këto vizita t'i vendos në funksion të konsolidimit politik dhe ekonomik të shtetit. Mendoj se Maqedonia është para një finale katastrofale nga aspekti ekonomik dhe ai i marrëdhënieve ndëretnike si dhe ndalimi i proceseve integruese. Patjetër që me fqinjët duhet të krijojmë miqësi. Patjetër të bëjmë kompromis. Politikanët serioz bëjnë kompromise", nënvizoi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Kreu i PDSH-së zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë më 5 gusht, ku u takua me kreun e qeverisë shqiptare. Ai i uroi Berishës fitoren për zgjedhjet dhe diskutoi me të për zhvillimet më të fundit politike në Shkup dhe marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
12 Gusht 2009