Menduh Thaçi edhe një vitnë “listën e zezë” të SHBA
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Ë. Bush ka nënshkruar vazhdimin edhe për një vit të sanksioneve ndaj personave fizikë dhe juridikë në Ballkanin Perëndimor duke u ndaluar kështu hyrjen në tokën amerikane.
Në listë figurojnë 14 shtetas të Maqedonisë: kryetari i PDSH-së Menduh Thaci, ish deputeti i kësaj partie Daut Rexhepi-Leka, deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, ish-ministri i brendshëm Lube Boshkovski, Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, kryetari i parë i PPD-së Nevzat Halili, kandidatë për deputet i PDSH-së Kastriot Haxhirexha, Xhavit Hasani, Xhemajl Hiseni i njohur si komandant Xhejmi Shej, Izair Samiu i njohur si komandant Baci, Avdyl Jakupi i njohur si komandant Cakalla, Gafur Adili udhëheqës i AKSH-së, ndërsa në të figuron edhe Sait Rushiti nga Tetova.
Emrat e këtyre personave në “Listën e zezë të Shteteve të Bashkuara” janë vendosur në qershor të vitit 2001, në pajtim me Ligjin për sanksione ekonomike në situata të jashtëzakonshme ndërkombëtare, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë."Duke marrë parasysh se veprimet, të cilat i kërcënohen paqes dhe përpjekjeve ndërkombëtare për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, vazhdojnë të krijojnë kërcënim të pazakontë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së, presidenti i vazhdon për edhe një vit masat e vendosura më 26 qershor të vitit 2001 në Ballkanin Perëndimor", thuhet në deklaratë.
Në vitin 2001, Presidenti Bush vendosi sanksione kundër personave, përgjegjës për aktivitete ekstremiste dhe shkaktim dhune në Maqedoni dhe në vende të tjera në Ballkanin Perëndimor, kundër ndihmësve ose sponsorëve të aktiviteteve të tilla, si dhe kundër personave, të cilët bënë të pamundur zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje-Hercegovinë dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, përfundon deklarata e Shtëpisë së Bardhë.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008