S kthehesh nga Anglia? 14 vjet burg
Autori i Lajmit: red.
Të shkosh në Angli dhe të mos kthehesh, tashmë duhet të mendohesh shumë mirë. Një projekt i Qeverisë Britanike parashikon deri në 14 vjet burg për anëtarin e familjes që ka bërë garancinë, nëse vizitori (i ftuari i tij) nuk largohet nga territori britanik para skadimit të vizës. Ndërkohë, sipas BBC, Qeveria britanike ka bërë të ditura plane të tjera për të prezantuar kufizimet e reja reja në sigurimin e vizave për të huaj që vijnë të vizitojnë familjarët e tyre që jetojnë në Britani.
Sipas propozimeve të reja, ata që jetojnë në Britani (aktualisht jetojnë mijëra shqiptarë) që duan të ftojnë një anëtar të familjes në të ardhmen, do kalojnë nëpër një proces kontrolli para se të aprovohen për ta bërë këtë gjë.
Ata që nuk sigurojnë që familjarët e tyre të largohen brenda afatit para skadimit të vizës, rrezikojnë dënim me burg deri në 14 vjet, një gjobë prej 5 mijë stërlinash ose do të ndalohen të ftojnë të tjerë në vend për një periudhë të caktuar.
Qeveria shpreson t i zbatojë këto masa nga fundi i vitit tjetër nëse parlamenti i aprovon ato.
Përveç vazhdimit me vizën standarte prej 6 muajsh, autoritetet kanë propozuar një vizë të re, tre mujore për udhëtim në grup.
Viza të veçanta me afat të shkutër për të marrë pjesë në aktivitete kulturore, sportive dhe fetare janë propoyuar së bashku me viza udhëtimi për biznes të tipit të ri si dhe për prindërit që kanë fëmijët e tyre në shkollë në Britani.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008