E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina pret donatorët

Autori i Lajmit: red.
Prishtinë, 25 qershor - Në organizim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, të asaj të Tregtisë dhe Industrisë dhe në bashkëpunim me "European Finance Convention dhe Crimson Capital", dje në Prishtinë ka nisur punimet takimi dyditor i biznesit dhe investimeve në Kosovë, i cili mbledh në një vend investitorët, njerëzit e biznesit dhe aktorët kyç të Qeverisë së Kosovës dhe qeverive të huaja, komunitetin e donatorëve dhe organizatat ndërkombëtare. Qëllimi i këtij samiti është që t u përcillet porosia investitorëve të huaj, kompanive, institucioneve ndërkombëtare financiare dhe diasporës kosovare që vendi ynë është i hapur për biznes dhe është tërheqës për investitorët. Në këtë samit do të diskutohen një sërë temash të rëndësishme siç janë: tregtia, financat, investimet, agrobiznesi, përpunimi i drurit, teknologjia informative, materialet ndërtimore dhe ndërtimtaria, infrastruktura, privatizimi, mjedisi i biznesit, energjetika dhe minierat, mundësitë ekzistuese për biznes dhe investime, dhe klima e re politike dhe rajonale.

Ky lajm është publikuar: 26/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›