E Diel, 1 Nëntor 2026

Dejvis: “Lajm i mirë që në Kosovë mbetet UNMIK”

Autori i Lajmit: red.
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Teri Dejvis, e ka vlerësuar si lajm të mirë që në Kosovë do mbetet edhe më administrata e Kombeve të Bashkuara, me të cilën bashkëpunon kjo organizatë në kuadër të rezolutës 1244 të KS të KB-së. "Këshilli i Evropës është i pranishëm në Kosovë në kuadër të rezolutës 1244, prandaj është lajm i mirë që do të mbetet UNMIK, i cili është partner yni, sepse para dy muajve flitej se do të tërhiqej plotësisht", tha Dejvis dje në Strasburg në një konferencë me gazetarë. Duke folur për ndryshimet e pranisë ndërkombëtare që e propozon sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Kiu Mun, përmes rikonfigurimit të UNMIK-ut, Dejvis e vlerësoi si lajm të mirë për faktin se në këtë mënyrë sqarohen disa gjëra, ndonëse sipas tij megjithatë nuk sqarohen të gjitha, para së gjithash ana operative, përkatësisht në ç drejtim do të zhvillohen gjërat. Dejvis theksoi se Këshilli i Evropës vazhdon aktivitetet e tij në rindërtimin dhe mbrojtjen e manastireve serbe dhe të të mirave kulturore në Kosovë.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›