Menez përton të vrapojë

Jeremy Menez e ka prishur qetësinë në Paris Saint Germain. Sulmuesi francez është fjalosur me shokun e skuadrës, Andre Ayew gjatë ndeshjes së zhvilluar në Velodrome, ku PSG u mposht nga Olympique Marseille.
“Më thuaj përse nuk vrapon aspak?”, i thoshte Ayew ish futbollistit të Romës. Menjëherë ka pasuar përgjigja e përfaqësuesit francez.
“Ju takon të tjerëve të vrapojnë. Unë jam këtu për të luajtur në sulm”, i kishte thënë Menez, transmeton e përditshmja franceze L'Equipe. Për dallim nga Ayew, Menezit i ka munguar sakrifica në fushë dhe kjo mund t’i kushtojë.