E Diel, 1 Nëntor 2026

Qirjako: Gramozi u dëmtua qëllimisht nga gjyqtarët

Nga Kristi Lilo

Ditë të vështira për Gramozin, që pas humbjes me Besëlidhjen, e para në shtëpi, duhet të përballet me Luftëtarin kryesues në Gjirokastër. Trajneri Ilir Qirjako ka folur dje rreth 50 minuta me të tijtë, duke analizuar humbjen me Besëlidhje. Ai ka mbajtur një qëndrim të ashpër, edhe pse ekipi u duk se luajti me shpirt dhe si shkaktarë të humbjes u konsiderua gjyqtarët, gjë që është vërtetuar edhe nga pamjet filmike. Trajneri kolonjar ka kritikuar lojën sulmuese, ku ekipi po vuan shumë këtë sezon.

Sulmuesit e rinj të Gramozit nuk e kanë gjuajtur rrugën e rrjetës, edhe pse rastet kanë qenë të shumta. Nëse ndonjëri prej jush nuk ka dëshirë të luajë me Gramozin, edhe pse ka kontratë dyvjeçare, mund të ikë pa pasur asnjë pengesë. Ne i japim menjëherë lejën e kalimit dhe një kafe, u është drejtuar trajneri Qirjako futbollistëve. Ai nuk e përjashton veten nga përgjegjësitë për humbjen e fundit dhe, nga ana tjetër, i përgëzon të tijtë për qëndrimin korrekt në fushë, ku dukej qartë tendenca e gjyqtarëve:

Jam krenar, që djemtë kanë qenë tepër korrektë në fushë pas gjithë atyre padrejtësive. Ata e justifikuan plotësisht besimin tim dhe të drejtuesve të klubit. Nuk jam nga ata që merren me gjyqtarët, por nuk mund ta anashkaloj atë që bënë gjyqtarët me Gramozin në Ersekë. Na kanë dëmtuar qëllimisht, sepse një fitore e mundshme do të na bënte pretendentë, ka përfunduar trajneri kolonjar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›