E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëngjes i qetë në Vlorë dhe Bajram Curri, eksploziv në dy familje

Share

Në orët e para të mëngjesit, duke u gdhirë dita e sotme, Vlora dhe Bajram Curri janë përballur me dy shpërthime të fuqishme si pasojë e eksplozivit të vendosur në dy familje të ndryshme. Për fat, nuk ka pasur viktima.

Kështu, ngjarja e rëndë në Vlorë është shënuar në katin e tretë të pallatit me numër 1161 në lagjen “29 Nëntori”, rreth orës 03:00 pas mesnate. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale, si dhe panik tek banorët e zonës.

Policia e Vlorës bën me dije se lënda plasëse ka shpërthyer në derën e jashtme të banesës së shtetasit Artan Mehmeti, 49 vjeç, me profesion hidraulik, i cili ndodhej në shtëpi në momentin e shpërthimit, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes.

Mehmeti ka theksuar se shpërthimi mund të ketë qenë një ngatërresë dhe se nuk kishte pasur asnjë konflikt të mundshëm më parë.

Fillimisht, një shpërthim i ngjashëm ka ndodhur në Bajram Curri, rreth orës 02:00 pas mesnatës në lagjen “Dardania”, në banesën e shtetasit Sadri Kërrnaja. Nga shpërthimi, sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›