E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëngjesi i sotëm i gjen shqiptarët pa viza në “Schengen”

15-12-2010 / Gazeta 55

Pak minuta pas mesnatës së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka hyrë në fuqi vendimi i ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, për udhëtimin pa viza të qytetarëve shqiptarë në vendet e hapësirës “Schengen”. Ndonëse u desh një kohë e gjatë si dhe një këmbëngulje e vazhdueshme e qeverisë “Berisha”, për të realizuar premtimin solemn para qytetarëve shqiptarë, pikërisht sot, është në ditë krenarie dhe dinjiteti të çmuar. Të gjithë shtetasit, pa dallim përkatësie partiake, ndjehen të lumtur dhe të gëzuar për moment jashtëzakonisht të këndshëm, pasi sikush do të ketë të drejtë të udhëtojë tek të afërmit e tij në vendet e BE-së, pa patur nevojë të ndjekë procedurat burokratike nëpër ambasada, por thjesht duke u bazuar tek pasaporta biometrike. Po sot, nisin fluturimet si dhe udhëtimet e para me tragete apo automjete, drejt vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat militojnë edhe në hapësirën e lëvizjes së lirë, të quajtur zona “Schengen”.

Tanja Fajon
Shqiptarët dhe bonjakët duke filluar nga dita e sotme do të lëvizin lirshëm në zonën e “Schengen”-it. Deklarata është bërë nga eurodeputetja Tanja Fajon, e cila ndjek çështjet e lëvizjes pa viza në BE për vendet e Ballkanit. Sipas saj, procesi për të dyja vendet është përmbyllur dhe tashmë shtetasit e të dyja vendeve mund të lëvizin lirshëm në hapësirën “Schengen”. Ajo tha se do të marrë pjesë në një ceremoni në Sarajevë dhe do të udhëtojë më pas në Parlamentin Evropian të BE-së në Strasburg të Francës së bashku me një grup të qytetarëve boshnjakë, që do të kenë privilegjin të udhëtojnë pa viza. Muajin e kaluar ministrat e brendshëm të BE-së ranë dakord që të heqin vizat për këto dy shtete.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›