Menjëherë pas takimit mes Kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano dhe Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, të dy personalitetet e larta iu përgjigjën interesimit të medias. Presidenti
Menjëherë pas takimit mes Kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano dhe Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, të dy personalitetet e larta iu përgjigjën interesimit të medias.
Presidenti Rugova vlerësoi dhe mirëpriti vizitën e Kryeministrit Nano në Kosovë. Ai u shpreh se vlerësonte rolin dhe kontributin e Kryeministrit Nano dhe të Shqipërisë gjatë luftës dhe pas saj në Kosovë. "Njoftova Kyeministrin me progresin që kemi pasur në Kosovë në të gjitha fushat e jetës, po ashtu dhe me objektivat tona për zhvillim ekonomik, privatizim, investime, si dhe integrimin e grupeve etnike në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës dhe gjithsesi do të bashkëpunojmë me UMNIK-un në realizimin e kësaj rruge dhe që po flitet, unë them më shumë për vlerësimin e standarteve, sepse shumë standarte i kemi përmbushur", tha z.Rugova.
Po ashtu, z.Rugova tha se temë e bisedimeve ishte gjithashtu "bashkëpunimi më i frytshëm në të gjitha fushat e jetës të të dy vendeve tona, mes Shqipërisë dhe Kosovës, për integrim në NATO. Kosova ka aspirata gjithashtu si dhe Shqipëria për në NATO e në Bashkimin Europian dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Pra, konkretisht të bashkëpunojmë në fushën e energjitikës, që është me rëndësi për Kosovën dhe Shqipërinë dhe në fushat e tjera. Zoti Kryeministër do të bëjë një fillim të marrëdhënieve tona në të gjitha fushat e jetës dhe ta kryejmë më në fund autostradën Durrës-Prishtinë".
Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano faleminderoi Presidentin Rugova për mikpritjen. Ai u shpreh: "kam kënaqësinë të ndaj me ju emocionet e këtij kulminacioni të vizitës sime në Prishtinë, ku me Presidentin Rugova, tashmë më vital se çdo herë tjetër, më funksionues në raport me simbolet përfaqësuese dhe të nderuara të shqiptarëve të Kosovës, që ai ka mbartur në vitet e rezistencës dhe në vitet e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës.
Sot, biseduam për programe bashkëpunimi, të cilat lidhin institucionet e Shqipërisë me institucionet e Kosovës, me të njëjtët aleatë të mëdhenj ndërkombëtar, me një axhendë zhvillimi dhe reformash që po na afron për të na integruar në Evropën e Bashkuar, në NATO dhe në realitetet moderne, ku jeton edhe Ballkani ynë i ri.
Natyrisht, Presidenti Rugova ka shumë për të thënë ende dhe unë dëgjova me kënaqësi që me çeljen e kohës dhe me shkrirjen e borës, që po mbush basenet tona energjitike z. Rugova do të vijë në Tiranë për t'i sjellë këtë informacion të freskët dhe optimist edhe shumë shqiptarëve të Shqipërisë që e nderojnë dhe e respektojnë. Ju uroj gjithë të mirat".