I nderuar z. Rexhepi, I nderuar z. Braishou, Të nderuar zonja dhe zotërinj, Më lejoni të shpreh kënaqësinë time per inagurimin e kompleksit te ri të pikës së kalimit kufitar të MorinÃ
I nderuar z. Rexhepi,
I nderuar z. Braishou,
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Më lejoni të shpreh kënaqësinë time per inagurimin e kompleksit te ri të pikës së kalimit kufitar të Morinës në Kukës, e cila ofron shërbim të plotë doganor.
Kjo ceremoni na ben dëshmitarë të një evenimenti të rëndësishëm qe lidhet drejtpersedrejti me lehtesimin e levizjeve nderkufitare te njerezve, vlerave e kapitaleve, qe do te promovoje akoma me shume intensifikimin e bashkëpunimit te gjithanshem ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Më lejoni të sjell në kujtesë se kesaj ngjarjeje i paraprijne nje varg nismash dhe aktivitetesh te rendesishme, qe synojne strukturimin e nje kuadri te pergjithshem ligjor e institucional për krijimin e lehtësirave dhe kushteve favorizuese për operatorët e të dy vendeve. Do te permendja nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë, zgjerimin e saj me artikuj të tjerë të nevojshëm të paparashikuar në tekstin e parë, nënshkrimin e marrëveshjes për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, vendimin për hapjen e pikës më të re të kalimit kufitar të Dobrunës në rrethin e Hasit, etj.
Aktualisht në vijën kufitare me Kosovën funksionojnë pesë vendkalime tokësore Morina (Kukës), Shishtaveci (Kukës), Orgjos (Kukës), Qafë Prushi (Has), Qafë Morina (Tropojë), të cilave së shpejti do t'ju shtohet dhe ajo e Dobrunës. Objektiv i rëndësishëm per ne mbetet modernizimi, në shembullin e Morinës, i pikave të tjera të kalimit kufitar dhe pajisja e tyre me shërbim të plotë doganor, në kontekst të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit të mallrave e kapitaleve.
Shpreh bindjen se operatorët e të dy vendeve dhe në vecanti ato të zonave më të afërta në dy anët e kufirit do të dinë të përfitojnë nga kjo klimë e përshtatshme e krijuar me nënshkrimin e marrëveshjeve të mësipërme dhe vënien në funksionim të plotë doganor të këtyre pikave të kalimit kufitar, për të vendosur kontaktet dhe bashkëpunimin e nevojshëm, gjë qe do të ndikonte edhe në rritjen e nivelit ekonomik të zonës. Ne që këtu hyjmë në një territor të pavarur doganor që administrohet nga një ligj i standarteve të Bashkimit Europian, siç është dhe ligji "Për shërbimin doganor" i Republikës së Shqipërisë.
Të gjithë tashmë jemi të vetëdijshëm se Kosova është dëshmi e zhvillimeve te rendesishme e inkurajuese të proceseve demokratizuese të jetës në vend dhe të konsolidimit të mëtejshëm të institucioneve vetqeverisëse kosovare. Ajo synon te behet pjese e proceseve integruese rajonale e europiane. Kesaj aspirate te sinqerte populli i Kosoves, i asistuar fuqimisht edhe nga bashkësia ndërkombëtare, i ka kushtuar energjite e tij te vendosura, duke u perpjekur për përmbushjen e standarteve dhe arritjen stabilitetit politik, ekonomik dhe social.
Dëshiroj të rikonfirmoj faktin se nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë përkushtimi dhe gatishmëria e qeverisë sonë për krijimin e kushteve të nevojshme, lehtësimin e procedurave administrative e doganore dhe marrjen e masave të duhura për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh të karakterit politik, ekonomik, turistik, arsimor e kulturor, në drejtim të shkëmbimit të eksperiencave në fusha me interes të ndërsjellë jo vetëm me Kosovën, por me të gjithë fqinjët rajonal me qëllim konsolidimin e paqes dhe frymës së bashkëpunimit në rajon dhe krijimin e një klime të favorshme për integrimin në familjen europiane.
Duke përfunduar, më lejoni të shpreh konsideratat e mia për punën e bërë nga strukturat përkatëse të të dy vendeve për modernizimin në nivelet bashkëkohore të kësaj pike kufitare dhe njëkohësisht t'ju uroj atyre punë të mbarë dhe arritje të mëtejshme.
Faleminderit.