E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meqë TEC ndihmon për dritat, bëni referendum e le të fitojë

Ndonjë që më thotë "Ditën që TEC i Vlorës do të hyjë në pune, Shqipëria do shpëtojë përfundimisht nga Errësira", më vjen ta pyes: Sa klasë shkollë ke? Pse thua idiotësira? Hidrocentrali është mënyra më e mirë për të siguruar energji dhe mbrojtur ambientin. Edhe një fëmijë e di këtë me 8 klasë shkollë. Sikur të ngrihej një hidrocentral aty nuk do të kishte protesta se s'do kish kuptim. Këtu nuk është problemi për të hedh nga pushteti xhaxhin por flitet për diçka madhore, që në rast katastrofe do ketë pasoja deri edhe në Kukësin e largët. Pasi paret që shpenzohen në Vlorë nga turistët shkojnë për taksa dhe për rrugën Kukës-Kosovë. Kjo është pjesë e propagandës. Vlonjatët janë kundër ndërtimit të "Petroliferës" në atë zonë pasi nuk janë kushtet për diçka të tillë. TEC-i po ndërtohet për të mbështetur "Petroliferën", për të fshehur të vërtetën. Pasi shumë mirë mund të ndërtohet në një vend tjetër vetëm pak km më tutje. Meqë qeveritarët mendojnë se kjo i ndihmon kaq shumë qytetarët, urdhëro bëj referendum dhe të fitoje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›