Poshtë Viti i Ri dhe bashkëpunëtorët e tij!
Në fund të vitit Doktori, të gjithë ministrat i mblodhi
Na i mori një nga një, e në peshore i hodhi
Gram me gram i peshoi, për të parë kush kishte shtuar
Asnjë së kish thy` dietën, që të gjithë kishin firuar.
Kur i pa të gjithë ministrat, të bërë kockë e lëkurë
Lotët i rrodhën Berishës, udhëheqësi që s'qan kurrë!
Kabineti i Doktorit, plot me yje cep më cep
Nuk gjen dot një ministër, që ta çukitësh me sqep.
"Dhe kët` herë armiku i jashtëm, që tani kemi Natyrën
Është e vetmja që del kundra, na nxin faqen e fytyrën
Ministrat në rrugë të Zotit, punojnë e sakrifikojnë
Vetëm Natyra është kundra, e s'na le të përparojmë".
I jemi afruar shumë NATO-s, vetëm një qime na ndan,
gati të hyjmë në Europë, po nuk kemi bukë të hamë
Edhe këtë vit shqiptarët, më të lirë, më të begatë
Janë edhe më të sigurt, vriten burrat, vriten gratë.
Që t'ia fusësh kundërshtarit, kush nuk bën si thua ti
Tek ne kjo quhet Reformë, që vazhdon në Shqipëri
Instituti do krijohet, për dosjet e Sigurimit
Tash ky është "plani madhor", nga qeveria e "trimit".
Viti i Ri do të fillojë, me të tilla marrëzira
E ne ujë s'kemi në shpi, po na mbyt errësira
Prandaj, "Poshtë Viti i Ri, dhe bashkëpunëtorët e tij
Kudo që të jenë e ndodhen, jashtë a brenda n'Qeveri!
Vargje të nënshkruara