Njerëzit, në histori, gjykohen ndryshe pas një shekulli
Të flasësh për historinë, unë besoj se duhet të kalojë një kohë e mjaftueshme (ndoshta më shumë se një shekull). Winston Churchill kujtohet akoma me respekt në Angli, sepse nuk është mbushur koha e rivlerësimit të historisë. Kur të vijë ajo kohë, zor se Churchilli do të gjejë nderimin e sotëm. Nga ana njerëzore, Churchilli do të kujtohet ndoshta njësoj si Adolf Hitleri, Josef Stalini etj., sepse ai urdhëroi shkatërrimin e Hamburgut dhe të Dresdenit, ku humbjet njerëzore ishin shumë më të mëdha se ato në Hiroshima dhe Nagasaki. Nga ana politike, ai do të konsiderohet humbësi me i madh pas Hitlerit, sepse, perandoria britanike, efektivisht u eliminua dhe gjysma e Europes ra nën një tirani edhe me të ashper se ajo hitleriane. Anglia i deklaroi lufte Gjermanise, pas sulmit që kjo e fundit i beri Polonisë. Pas lufte Polonia ra nën kthetrat ruse. Çfarë fitoi Çurçilli atëherë? Për kombin shqiptar, ndryshe nga Toni Blair, që duhet të mbahet si Hero për çlirimin e Kosovës, ai duhet të kujtohet për tradhëtinë që i beri nacionalizmit shqiptar në favor të Titos.