Ne nuk duam veten, presim të na duan të tjerët?!"
Ky shtet po ecën para apo prapa? Të rroje demokracia - thotë malësori, fshatari apo provinciali dhe nga ana tjetër barku i tyre gërgërin se është bosh. Kjo është demokracia shqiptare se nga demokracia e vertete qendron shume larg. Si familjet në skamje që shohim shpesh në gazeta ka sa e sa familje të tjera në fshatra, qyteza e qytete të Shqiperise që nuk i di njeri; shpirti i tyre ka vdekur edhe zeri i tyre është i shuar për të treguar dhimbjen e tyre. E ku ta tregojne kur tjetri të shikon a e ke xhepin e fryre apo e ke bosh! Na interesojne të jemi në NATO dhe në Evrope, por se si duhet të shkohet nuk na intereson. Nuk do Evropa njerez me barkun bosh, analfabetë dhe maskarenj se sa për probleme, ka të vetat. Neve nuk duam njeri-tjetrin dhe presim të na duan të tjeret. Neve vrasim vellai-vellain për 70 cm toke që s'eshte as e tyrja, neve kemi Kanunin që qendron mbi shtet dhe kemi qeveri që nuk i intereson çfarë ndodh, e sa për të, le të vazhdoje kjo lufte e të shuhen breza e breza të tjere.