E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mercedes-Benz F800 Style, koncepti i ri i gjigantit gjerman



Mercedes-Benz ka paralajmëruar premierën e automjetit të tij të ri konceptual. Edhe pse nga “Mercedes” nuk ka konfirmime zyrtare, shumë ekspertë supozojnë se ky studim nga pikëpamja e dizajnit do të paralajmërojë CLS-në e radhës si dhe CLC-në e pritur, respektivisht limuzinën kupe të bazuar në klasën C të këtij prodhuesi. Nga elementet interesante dhe vetëm konceptuale të cilët nuk do të paraqiten në prodhimin serik vlen të përmenden dyert e pasme rrëshqitëse dhe kabina e mrekullueshme e udhëtarëve. Gjithashtu, ky automjet do të paralajmërojë disa sisteme të reja të sigurisë të cilat do të integrohen në modelet e ardhshme. Bëhet fjalë për sistemin Distronic Plus Traffic Jam Assistant, respektivisht versionin e avancuar të tempomatit si dhe Pre-Safe 360, apo versionit të plotë të sistemit aktual i cili tani përfshin detektimin dhe përgatitjen e udhëtarëve për goditje nga pjesa e pasme. Gjithsesi, më tepër do të marrim vesh kur ky model do të paraqitet edhe zyrtarisht nga prodhuesi gjerman.

27 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›