E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hummer, General Motors detyrohet të mos prodhojë më



Edhe pse ka kaluar vetëm një vit nga paralajmërimi me bujë i shitjes së Hummerit legjendar të General Motors tek prodhuesi kinez i mekanizimit industrial Sichuan Tengzhong Heavy Industrial Machines Co., Ltd., duket se asnjë gjë nuk do të ndodhë. Në raportin e lëshuar për media, GM nuk sqaron rrethanat e shitjes së pasuksesshme të Hummer, veç dëshpërimin e vet për mosarritjen e marrëveshjes në fjalë. Jozyrtarisht merret vesh se nga ky transaksion ka hequr dorë pala kineze sepse qeveria kineze nuk ka qenë e gatshme të mbështesë marrëveshjen. Pikërisht për këtë, General Motors ka vendosur të mos e prodhojë më Hummerin, mirëpo nëse kemi mësuar se gjërat mund të ndryshojnë në momentin e fundit, atëherë shembull i mirë është rasti me prodhuesin Saab.
GM është detyruar që përkundër shkrirjes së kompanisë të respektojë garancitë e dhëna për automjetet e shitura dhe t’u ofrojë pjesë rezervë pronarëve aktualë të Hummer.

27 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›