E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy standardet e ndryshme te KQZ-se per tu sjelle si KZAZ ne 2009-n dhe sot

Analiza Ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit u kundershtua miratimi i tabeles se rezultateve

Diten e neserme me date 3 qershor Kolegji Zgjedhor do te shqyrtoje nje kerkese ankimore shume te rendesishme per rezultatin e Tiranes. Partia Socialiste i ka kerkuar Kolegjit qe te shpalle te pavlefshme procedurat e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per vleresimin e fleteve te hedhura ne kutite e gabuara. KQZ-ja me votat e kater anetareve ne shumice e nxori rezultatin per Bashkine e Tiranes vetem pas vleresimit te ketyre fleteve. Nderkohe qe pakica duke cituar nenin 123 te Kodit Zgjedhor i kishte kerkuar KQZ-se ta nxirrte rezultatin per Tiranen duke u bazuar vetem ne tabelat permbledhese te KZAZ-ve te Tiranes. Ne rastin e vleresimit te votave pakica argumentoi se KQZ-ja po digjte procedurat qe i takonin fazes ankimore. Shumica nga ana e saj argumentoi se KQZ-ja po vepronte si nje super KZAZ. Gati dy vjet me pare ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 KQZ kishte nje rast te ngjashem nxjerrjen e rezultatit per qarkun e Fierit. Kur KQZ-ja nxjerr rezultatin perfundimtar te qarkut ne zgjedhjet parlamentare ajo vepron njesoj si ne rastin e nxjerrjes se rezultatit per Bashkine e Tiranes ne zgjedhjet lokale. Qarku i Fierit ka 7 KZAZ. Ne vitin 2009 5 prej tyre pa asnje argument kishin lene jashte tabelave permbledhese te KZAZ-ve tabelat permbledhese te 9 qendrave te votimit. eshtja diskutohej ne KQZ dhe shumica ne ate kohe arsyetonte se megjithese vendimi i KZAZ-ve ishte i padrejte KQZ-ja nuk mund te bente asgje sepse neni 123 i kodit i lidhte duart. Te kontaktuar me telefon nga Top Channel perfaqesues te Partise Demokratike te pranishem ne kete mbledhje argumentuan se ndryshimi mes Tiranes dhe Fierit qendron ne faktin se ne Fier ishin numeruar te gjitha votat kurse ne Tirane votat e hedhura ne kutite e gabuara nuk ishin perllogaritur ne rezultat. Te premten Kolegji do te vendose nese ky argument i Partise Demokratike qendron apo sic thote Partia Socialiste vleresimi i votave te hedhura gabim duhej bere gjate procesit ankimor.  Partia Socialiste ka akuzuar KQZ-ne se gjate numerimit te votave te gabuara ka kryer nje manipulim gjigant apo sic e ka quajtur ajo nje kanibalizem zgjedhor. Faktet e 117 kutive te hapura nga Ristani per te vjedhur me urdher te Saliut flasin qarte. orbe te pangrenshme ka gatuar Saliu me Ristanin duke perzier flete te gjetura dhe flete te futura me dore tri dite pas shpalljes se Edi Rames fitues ne syte e gjithe botes me 10 vota plus - deklaroi Blendi Klosi tri dite me pare.

Marre nga TCH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›