E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Do te zmbrapsim te gjitha privatizimet qe po ben qeveria

Kreu i opozites Per zgjedhjet qeveria abuzoi me 2.4 miliarde leke

Kriza e marredhenieve politike ne Shqiperi riciklon historine e vet teksa opozita e sotme shqiptare deklaron se nuk do te njohe dhe do te zhbeje aktet e privatizimeve qe qeveria po ndermerr se fundmi. Ne nje dalje te posacme per shtyp kreu socialist Edi Rama ka bere te ditur se planifikimi i qeverise se drejtuar nga Sali Berisha per te privatizuar hidrocentralet eshte nje vendim qe nuk do te njihet madje do te behet nul me ardhjen ne pushtet te se majtes. Behet fjale per 5 hidrocentrale te Bistrices 1 dhe 2 dy te tjera mbi lumin Mat dhe te HEC-it te Lanabregasit ne Tirane. Jane pjese e nje aseti te madh publik. Mbi te gjitha rinovimi i gjithe ketyre aseteve eshte bere thuajse plotesisht me kredi pra me borxhe te marra bazuar mbi kontributin e te gjithe qytetareve taksapagues. Keto privatizime ne do ti zmbrapsim menjehere sapo te jemi ne qeveri tha Rama. Ky eshte reagimi i pare i Partise Socialiste qe del nga konteksti i paster i gares zgjedhore te 8 majit por qe gjithsesi lidhet organikisht me te dhe me nevojen e ndryshimeve politike ne Shqiperi. Keshtu edhe pse nje deklarim i bere nga zyrat e nje partie opozitare ai i djeshmi perben nje sinjal qe ve ne pikepyetje politiken e ekzekutivit per thithjen e investimeve ne sektore strategjike qofte kjo edhe si manover e fundit per te mbuluar shpenzimet e saj. Madje kjo ka qene edhe arsyeja qe Rama ka lexuar nje vendim te tille duke gjykuar se tanime parate publike te shqiptareve sipas tij kane shkuar per sponsorizimin jashteligjor te fushates zgjedhore. Shthurja e ekonomise dhe e financave te ketij vendi tashme ka hyre ne nje faze jashtezakonisht te rrezikshme per stabilitetin e vendit. Vetem per efekt deformimi te zgjedhjeve jane nenshkruar ne periudhen para 8 majit kontrata punesimi afatshkurter ne shume agjenci shteterore. Per te permbushur keto kontrata jane futur duart ne arken e shtetit. 2.4 mld leke te reja eshte tejkalimi i shpenzimeve operative 164 eshte tejkalimi i shpenzimit te subvencioneve. 106.6 eshte tejkalimi i shpenzimeve te pushtetit vendor dhe jo rastesisht ky tejkalim ka ndodhur vetem ne ato territore ku pushtetin vendor para 8 majit e ka pasur Saliu... shtoi Rama. Nje parashtrese qe e identifikon permasen e krizes se financave te shtetit ne nje permase qe nxit emergjencen e nderhyrjes politike. Nga ana e tij kreu socialist eshte ofruar ne kete ceshtje me argumente shtese per procesin zgjedhor duke i dhene me shume kuptim parulles se Saliu vodhi zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine. Ky moment delikat per vendin eshte pervijuar si pikenisje per strategjine e veprimit opozitar dhe rishikimin e komunikimit te PS-se me opinionin qe vihet tanime para nje fakti qe nuk mund te mbulohet. Nuk ka asnje dyshim se ajo qe ndodh me procesin zgjedhor eshte krejt e lidhur me ate qe ndodh me ekonomine. Per ta vjedhur pasurine e nje populli me komoditetin kriminal qe i jep vetes pushteti i sotem ne Shqiperi eshte e domosdoshme qe ne radhe te pare popullin ta zhveshesh nga sovraniteti i tij qe qendron te vota. MB7shtetemi te fuqia per te ndryshuar me vote kedo qe keqqeveris dhe te mundesia per ta nenshtruar cdo pushtetet nen gjykimin e votes u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›