Stonestreet KQZ mungese transparence per votat e gabuara
shte ringritur serish ne Kongresin Amerikan ceshtja e zgjedhjeve te 8 majit ne Shqiperi ku nje mori kritikash dhe problemesh jane ngritur ne nje institucion te rendesishem sic eshte Kongresi Amerikan i Helsinkit. Ne kete seance kane marre pjese si relatore Kreu i misionit vezhgues te ODIHR-it Jonathan Stonestreet i cili nderhyri me telefon nga Parisi kreu i NDI-se Robert Benjamin si dhe politologu i njohur Janus Bugajski. Kreu i misionit te vezhguesve te OSBE-ODIHR-it ne Shqiperi Jonathan Stonestreet ka prezantuar raportin paraprak mbi votimet si dhe mbi numerimin e votave. Stonestreet ka raportuar nje sere problemesh qe kane shoqeruar situaten postzgjedhore ne Shqiperi. Ai ka theksuar faktin se baza ligjore e votave eshte e paqarte pasi KQZ ka marre vendim pa dhene shpjegim dhe kjo ka shkaktuar reagimin e opozites. KQZ per nje vendim kaq te rendesishem duhet te kishte dhene ne fillim shpjegimin dhe me pas te merrte vendimin dhe jo e kunderta. Qe ne fillim te fushates nga partite politike ne Shqiperi pati disa vonesa ndersa u ngriten akuza ndaj anetareve te KQZ-se duke krijuar mosbesim te ky institucion qe ne fillim te procesit raportoi Stonestreet. Komisioni i Helsinkit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes e vlereson tensionin politik qe po shoqeron situaten paszgjedhore ne Shqiperi si vazhdim i krizes politike te nisur qe nga viti 2009 per kete arsye Komisioni i ka kerkuar partive politike me te medha ne vend PS-PD qe te bejne nje hap prapa pasi zgjedhjet jane per fitimin e besimit te publikut. Komisioni i Helsinkit ka bere thirrje qe te luftohet klinetelizmi politik ne vend. Partia Demokratike dhe Partia Socialiste te bejne nje hap pas. Zgjedhjet jane per fitimin e besimit te publikut ndaj duhet luftuar klientelizmi politik deklaroi Benjamin ne seancen e djeshme te Komisionit te Helsinkit. Nderkaq Bugajski qe eshte kryetar i qendres per studime strategjike dhe studime nderkombetare ka theksuar se Shqiperia duhet te luftoje semundjen e klientelizmit dhe polarizimit politik. Sipas Bugajskit ne Shqiperi lenia e nje posti eshte shume e veshtire pasi ka kosto financiare dhe ndaj prodhon shpesh tension te larte politik. Analisti i njohur i beri thirrje SHBA-se dhe BE-se por ne vecanti Uashingtonit i cili ka besueshmeri te madhe ne Shqiperi qe te nderhyje direkt ne Shqiperi per te zgjidhur ceshtjen e zgjedhjeve. Ne nje deklarate te shkurter te nxjerre ne faqen e tij zyrtare ku komisioni me ndikim te madh ne politiken e Shteteve te Bashkuara te Amerikes del ne konkluzionin se keto zgjedhje po behen shkas per vijimin e krizes politike ne vendin tone. Ne kete kuader perfaqesuesit e ketij komisioni theksojne se zgjedhjet lokale nuk ia dolen te neutralizonin konfliktin politik mes paleve te mbartur qe nga zgjedhjet e vitit 2009 por me rrjedhen qe po marrin po e thellojne ate me tej. Afersisht dy vjet pas krizes politike qe erdhi si rezultat i zgjedhjeve parlamentare te qershorit te vitit 2009 Shqiperia mbajti zgjedhjet lokale me 8 maj te vitit 2011. Keto zgjedhje ishin nje mundesi per te siguruar me shume besueshmeri te proceset zgjedhore ne Shqiperi dhe ti jepnin fund polarizimit politik ne vend qe po ngadaleson tranzicionin demokratik te vendit. Fatkeqesisht keto zgjedhje lokale po tregojne nje vazhdimesi te krizes theksohen ne deklaraten qe Komisioni Amerikan i Helsinkit ka bere. Ne takimin e djeshem ka pasur shume diskutime ne lidhje me zgjedhjet lokale ne Shqiperi dhe ndikimin qe ato do te kene ne jeten politike te vendit tone. Diplomacia amerikane ka qene shume aktive per sa i perket procesit zgjedhor te mbajtur me 8 maj ne Shqiperi. Kjo eshte treguar edhe nga ana e ambasadorit amerikan ne vendin tone Aleksander Arvizu i cili ka qene nje pjese aktive e zgjedhjeve jo vetem nepermjet takimeve formale ose joformale qe ka zhvilluar me aktoret politike ne vend ne kuader te zgjedhjeve lokale te 8 majit por edhe per sa i perket procesit te numerimit te votave ne Tirane. Keshtu ishin te vecanta pamjet e ambasadorit amerikan teksa ndiqte nga afer procesin e numerimit te votave ne njesine vendore numer 5 ne kryeqytetet duke u bere keshtu nje nga faktoret kryesore qe sollen pershpejtimin e ketij procesi ne kete zone qe u be problematike per sa u perket zvarritjeve ne numerim. Por negociatat dhe deklaratat e ambasadorit amerikan vijojne edhe tani duke qene se nje zone e rendesishme si Tirana ende nuk e ka te qarte se kush do te jete fituesi dhe drejtuesi i ardhshem i bashkise.