E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mercenarizem pervers

Lexova para disa ditesh nje shkrim te nje mendimtari te pushtetit titulluar Miqte e Lulzim Bashes. Nuk e di por sa here qe lexoj kete soj mendimtari te pushtetit me vijne nder mend mendime te lidhura me mercenare dhe figura pseudo-intelektuale/politike qe per moral kane hipokrizine dhe perversitetin dhe per vlere humane kane mercenarizmin dhe ambicien perverse per pushtet dhe placke.

Kjo klase e sotme mendimtaresh te pushtetit nuk ka as me te voglin ndryshim nga intelligentsia e regjimit komunist te instaluar per 45 vite me radhe. Ashtu si hipokrizia dhe perversiteti qe e karakterizojne pjesen derrmuese dhe dominuese te klases intelektuale Shqiptare edhe shkrimi i ketij mendimtari te pushtetit per pushtetarin Basha eshte nje shkrim i mbushur plot hipokrizi dhe perversitet.

Por sa me shume kerkon mendimtari i pushtetit te lartesoje figuren e Lulzim Bashes aq me shume fundoset ai ne llumin e mercenarizmit pervers. Ka nje sere faktesh qe nxjerrin ne drite hipokrizine dhe perversitetin e mendimtarit te pushtetit.

Se pari mendimtari i pushtetit deklaron se nuk ekziston asnje miqesi apo lidhje midis Sali Berishes dhe Lulzim Bashes. Mendimtari shkon me tej kur deklaron se Basha ka permbushur me sukses cdo detyre/mision te ngarkuar nga Sali Berisha. Por cilat jane sukseset e Lulzim Bashes te pretenduara nga mendimtari i pushtetit E para ka te beje me hyrjen e tij ne Partine Demokratike.

Mendimtari deklaron se Basha ka avancuar ne PD bazuar ne aftesine e tij. Kjo deklarate e tij eshte tejet hipokrite pasi te gjithe e pranojne qe Lulzim Basha nuk do te kishte ecur asnje dite ne politike pa mbeshtetjen e fuqishme te shoqes se tij Argita Berisha Malltezi vajzes se Sali Berishes. Bile Lulzim Basha si shok dhe njeri i besuar i vajzes se Berishes konsiderohet nga vet familja Berisha si personi me i besueshem qe do te ruante/trashegonte direkt dhe indirekt influencen dhe interesat e familjes edhe pas largimit te Sali Berishes nga politika.

Gjithashtu mendimtari i pushtetit tregon hipokrizine dhe mercenarizmin e tij te tejskajshem kur i referohet si sukses vjedhjes pasive/aktive te 250 milione eurove nga ana Lulzim Bashes gjate punimeve ne rrugen Durres-Kukes. Per te mbuluar vjedhjen Lulzim Basha u fsheh pas imunitetit dhe strehes se perhershme/fundit te hajdutit pushtetar-patriotizmit.

Mendimtari dhe mercenari i pushtetit e di shume mire qe Lulzim Basha nuk eshte shpallur i pafajshem per vjedhjen e shekullit. Basha vazhdon te konsiderohet nga drejtesia si minister hajdut i cili i shpetoi drejtesise duke manipuluar procedurat e hetimit. Gjithashtu nuk ka asgje patriotike kur vjedh qindra/miliona euro te popullit tend. Nuk mund te jete patriot nje minister i cili perdor nje veper patriotike per te vjedhur popullin e tij.

Per me shume patriotizmi i Lulzim Bashes Sali Berishes Ilir Metes dhe mercenareve te pushtetit u duk fare e qarte ne rastin e ndertimit te varrezave Greke ne territorin shqiptar dhe tentativat e tyre per te shitur sovranitetin e kombit shqiptar tek Greqia permes pazarit me ujerat territoriale. Gjithashtu asnje nuk mund te harroje bisedat e zjarrta te shpeshta dhe te shpejta te Lulzim Bashes me ministren e Jashtme te Greqise Dora Bakojanis ne lidhje me aferen e varrezave greke ne territorin Shqiptare dhe te paktit detar te hedhur poshte nga Gjykata Kushtetuese.

Asnje nuk mund te harroje deklaratat e Sali Berishes qe e konsideronte Kolonel Myslym Pashen nje sharlatan per faktin se koloneli ishte kunder marreveshjes detare me Greqine ashtu sic asnjeri nuk mund te harroje deklaratat e Ilir Metes i cili e konsideronte opoziten socialiste si nje force ekstremiste dhe ksenofobe qe nuk pranonte paktin detar Berisha-Basha-Meta per dhenie e nje hapesire detare shtetit grek.

Se sa patriote dhe se sa e do Shqiperine familja Basha kete e tregon edhe fakti qe para afro shtate vitesh gruaja e Lulzim Bashes ka hedhur poshte shtetesine Shqiptare duke marre ate Holandeze ne nje kohe kur ligji ia lejon asaj mbajtjen e dyshtetesise pasi shtetesia Shqiptare ka qene e fituar permes lindjes natyrale.

Kjo nuk eshte ceshtje personale/familjare sic do te donin ta portretizonin disa mendimtare dhe mercenare te pushtetit. Kjo eshte nje ceshtje e paster politike pasi pas vendimeve te nje pushtetari sado te pushtetshem qendron ngahere pushteti i padukshem i gruas se pushtetarit. Si mund te jete patriote nje familje politikani e cila nuk gezon/ka as respektin me minimal per Shqiperine dhe shtetesine Shqiptare

Nese dje shiten shtetesine Shqiptare per hir te nje shtepie apo levizje te lire neper Europe jam i sigurt se neser keta soj patriotesh jane te gatshem ta shesin Shqiperine per hir te nje placke edhe me te shtrenjte.

Gjithashtu sa mijera shqiptare te tjere te thjeshte/varfer kane dyshtetesi dhe nuk e kane percmuar dhe hedhur poshte shtetesine shqiptare por e mbajne ate me krenari edhe pse qeverite e Lulzim Bashes Sali Berishes Fatos Nanos dhe Ilir Metes i kane vjedhur/vrare dhe po i vjedhin/vrasin rregullisht cdo dite

Nese na qenka ne rregull kjo hedhje poshte e Shtetesise Shqiptare nga ana e gruas se Lulzim Bashes atehere perse merremi me ata shqiptare te varferuar dhe masakruar nga regjimet e pushtetareve shqiptare te cilet duan te nderrojne kombesine per buken e gojes Perse duhet te investigojne sherbimet sekrete per besueshmerine/patriotizmin e diplomateve te rinj ne nje kohe kur vet ministri i Jashtem dhe familja e tij duhet te jene objekt hetimi ne lidhje me besueshmerine qe ka ky minister perkundrejt vendit te tij

Perse kjo hipokrizi dhe perversitet i tejskajshem nga pushtetaret mendimtaret midis te cileve edhe naiv opozitare dhe mercenaret e pushtetit
Dhe le te vijme tek masakra e 21 janarit kur pese protestues te pafajshem u ekzekutuan nga forcat qeveritare nen drejtimin e Lulzim Bashes dhe me bekimin e Sali Berishes. Si mundet mendimtari i pushtetit ta konsideroje masakren e 21 janarit nje sukses te Lulzim Bashes Kjo eshte absurde hipokrite dhe e peshtire si ne aspektin intelektual edhe ne ate human

Perpara se te garonte per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha duhet te pastronte duart nga gjaku i shqiptareve qe ai dhe forcat e komanduara prej tij vrane ne 21 janar.
Personalisht kjo mbeshtetje e mendimtarit dhe sojit te tij per Lulzim Bashen nuk me suprimon pasi ky soj mendimtari eshte pjesetar i asaj organizate te quajtur LSI administrimi dhe operimi i se ciles behet permes praktikave dhe mentalitetit filomafioz te krimit te organizuar.

Veprimet e kesaj force nuk kane lidhje as me neo-Marksizmin si dukuri e forcave te majta dhe as me neofashizmin si dukuri e forcave te djathta ekstremiste. LSI nuk ka asnje bosht ideologjik dhe eshte thjeshte nje organizate filomafioze qe operon vetem per hir te plackes. Nuk me surprizon apo shqeteson fakti se per ngjarjet e 21 janarit ministria e udhehequr nga kjo organizate filomafioze leshon qarkore baronesh qe fyejne intelektin dhe nderin jo vetem te shqiptareve por edhe te nderkombetareve.

Nuk me surprizon apo shqeteson fakti qe kjo organizate filomafioze mund te tentoje te intimidoje apo edhe te ekzekutoje kundershtaret e saj ashtu sic ishte rasti i atentatit ndaj kreut te inspektoratit ndertimor te Bashkise se Tiranes. Mentaliteti dhe qellimi mbi te cilin eshte krijuar dhe operon kjo organizate dikton edhe veprimet e saj ne arenen politike.

Duke qene e drejtuar nga hipokrizia perversiteti dhe babezia per placke kjo organizate ka karakteristikat e nje tufe mercenaresh ne sherbim te nje klani mafioz te pushtetit te radhes qe prodhon placke. Si rrjedhim nuk ekziston asnje marredhenie ideologjike/humane midis mendimtarit mercenar dhe kandidatit Lulzim Basha i cilesuar gjithashtu edhe si ministri ne kerkim per shkak te masakres se 21 janarit.

Por pozitat e Bashes jane shume me komode ne krahasim me pozitat e atyre qe e rrethojne ate ne kete fushate perverse. Pavaresisht rezultatit Basha do te mbaje nderin dhe dinjitetin e nje ushtari besnik dhe te bindur te Sali Berishes. Nga ana tjeter soji i mendimtarit mercenar do te ngelet ngahere nje soj pa kurrfare nderi apo dinjiteti intelektual politik dhe human.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›