Mergata ne Suedi, skeptike per ndeshjen e Kosoves me Kalmar FFPerzgjedhes i Kosoves per kete ndeshje do jete Genc Hoxha, pas ndeshjes Kosova do kete nje tranjer te ri. Pasi FFK- ja ka vendosur per nje trajner me prejardhje kosovare dhe qe jeton
.jpg)
Sami Baqaj - Me 24 qershor, perzgjedhja e Kosoves do te ndeshet kunder Kampionit Aktual te Suedise, Kalmar FF. Perzgjedhes i Kosoves per kete ndeshje do jete Genc Hoxha, pas ndeshjes Kosova do kete nje tranjer te ri. Pasi FFK- ja ka vendosur per nje trajner me prejardhje kosovare dhe qe jeton ne diaspore.Ndeshja do vije pas asaj humbjes se turpeshme me Malmö FF 5:0 qe pesoj ekipi i Superliges se Kosoves.
Mirpo, per kete ndeshje pritet te luajne edhe lojtaret qe luajne neper ligat e forta Evropjane dhe besojme se Kosova do te tregoj nje fytyre tjeter. Pasi, ne kete ndeshje do luajne edhe disa futbollist qe jane paraqitur edhe me Kombetaren,n.q.sia u lejone orari dhe ekipet e tyre.
Mirpo, mergata shqiptare ne Suedi jane shume te zhgenjyer nga ndeshja ne Malmö dhe vetem pas publikimit te perberjesmund te shihet se sa do udhetojne per Kalmar, sepse pjesa me e madhe e mergimtareve jetojne ne Jug te Suedise.
Nje futbollist qe luan ne ligen e trete suedeze thote: " Ajo qe tregoj perzgjedhja e Superliges kunder Malmö, mund ta kishte treguar edhe FC Kosova Malmö. Jam ndier shume keq kur kam shkuar te nesermen ne trening me ekipin, sepse pata folur shume dhemora nje shuplake te keqe. Besoj se ne kete ndeshje Kosova do te vije me nje ekip tjeter. "
Kurse, ish ndihmes tranjeri i Kalmar FF, Albert Bunjaku ne lidhje se a do jete tranjeri i ardheshem i Seleksionit te Kosoves shprehet: "Per kete gje nuk mund te flas se nuk jam une, ai qe vendos. Por, mund te pyesni te personat pergjegjes ne Prishtine.Une do perpiqem ti ndihmoj FFK se dhe do i propzoj Genc Hoxhes disa futbollist dhe do ndihmoj ekipin rreth akomodimit."
Kujtim Shala nuk do jete tranjer i ardhshem i Kosoves dhe me da duket djali i tij, Andisi edhe nese ftohet nga FFK- ja-nuk do jete pjese e ekipit.
Andis Shala per Albania- Sport prononcohet: " Une kam vendosur te luaj per Shqiperine. Josip Kuzhe eshte nje mik i familjes dhe babi i ime ka lujatur lojen me te mire ne jeten e vet, kur Kuzhe ishte tranjer i Dinamos se Zagrebit. Nese pelqehem dhe tregoj lojera te mira. Une do vendos te luaj me Kombetaren, thjesht gjyshi i ime ka lindur ne Tirane."
Po nese vendosni te luani per Shqiperine dhe merrni shtetesine Shqiptare, do e humbni ate te Gjermanise dhe do jeteveshtire te luani ne Skoci? Shala: " Nuk ka problem deri, atehere do gjejme nje zgjidhje! "
Por, te besojme qe Andisi per kete ndeshje do nderroj mendjen dhe besoj qe nese ftohet te del ne fushe me 24 qershor ose thjeshte, nuk ka qejf ta rrezikoj shendetin e tij- sepse, si shtetas gjerman nuk ka sigurime ekstra nese lendohet ne kete ndeshje ose luan pa marre lejen e klubit te tij, FC Dundee
E Shtune, 13 Qershor 2009