Mërgim Mavraj kapiten i Greuther Furth
Mërgim Mavraj është kapiteni i ri i ekipit Greuther Furth. Klubi gjerman i Bundesliges, në faqen zyrtare të internetit ka njoftuar se stafi teknik dhe lojtarët ia kanë besuar shiritin e kapitenit qendërmbrojtësit shqiptar. Anëtari i Kombëtares Shqiptare, bëhet shqiptari i vetëm ne kete edicion që bartë shiritin e kapitenit në Budesliga 1. Kohë më parë ishte Altin Lala që barti për shumë vite shiritin e kapitenit tek skuadra e Hannoverit. Trajneri i skuadrës pasi ka falenderuar kapitenin e deritashëm Thomas Small e ka përgëzuar Mërgimin duke i ka uruar shumë suksese tashmë si lider i ekipit.
Tek Greuther Furth luan edhe shqiptari tjetër sulmuesi Ilir Azemi.
